• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAJONI KA NEVOJË PËR…”/ Majlinda Bregu: Evropa është në një krizë të thellë për filozofinë e saj ndaj rajonit
Home
Politikë

“RAJONI KA NEVOJË PËR…”/ Majlinda Bregu: Evropa është në një krizë të thellë për filozofinë e saj ndaj rajonit

30 October, 2019 F.autor Politikë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, deklaroi në fjalën e saj në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum” se vendet e Ballkanit në pritje të planeve të BE për rajonin, duhet të përqendrohen në bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe në reformat serioze për çdo vend.

“Në vend që të një diskutimi të përqëndruar për “axhendën e lidhshmërisë/konektivitetit  dhe debatit sa prej 1 miliardë eurove të granteve të Bashkimit Evropian (BE) u shpenzuan nga 2015 deri në 2020 ose sa e rëndësishme është (ndër)lidhja e njerëzve dhe tregjeve në rajon, etj. Gjatë këtij tetor, duke përfshirë edhe këtë takim, rajoni është përqëndruar sërish në te perspektiva e vet e BE-së dhe dhe po i përgjigjet pyetjes: “Cfarë vjen më pas” tha sot Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e KBR në fjalimin kryesor të “Tirana Connectivity Forum” (TCF)

“Evropa është në një krizë të thellë në kërkim të identifikimit të filozofisë dhe të saj ndaj rajonit. Kjo është cështja kryesore sot. Unë nuk e di se çfarë do të vij më pas, derisa BE-ja të jetë e gatshme të na tregojë cfarë planesh ka për rajoninilat janë planet për rajonin. Unë thjesht mund të them që do të ishte gjë e mencur për të gjithë ne që të punojmë në dy drejtime: rritjen e ndërlidhjes përmes bashkëpunimit rajonal dhe realizimin reformave të vërteta në secilin vend, duke qenë të vetëdijshëm se anëtarësimi në BE nënkupton një axhendë transformimi, dhe jo një fiksim pas datave apo metodologjive.

Ne duhet të përqëndrohemi në përballjen e fenomenit të “largimit të trurit” (brain drain) duke patur në mendje perspektivën e njerëzve, duhet të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve me karta identiteti në rajon, duke filluar nga biznesi dhe të rinjtë, dhe të ecim përpara me axhendën dixhitale. Ne ja dolëm “të lidhim” rajonin përmes Marrëveshjes për Roaming Falas që është në fuqi prej datës 1 korrik. Por dixhitalizimi nuk është vetëm ulja e tarifave të telefonisë. ”

“Rajoni ka nevojë për mbështetje të shtuar për t’ia dalë me sukeses në reformat e nevojshme dhe për të kapur ritmin e BE-së. BE mund të rishqyrtojë ofertën e vet dhe ta përfshijë rajonin në mekanizmin e fondeve strukturore. Ata kanë kërkuar ca më shumë kohë (deri në maj 2020) për të punuar për qasjen e tyre të re për zgjerimin, por për të shmangur “dëmet e mëtejshme” gjeopolitike “në rajon, ky vendim duhet të merret duke patur përfshirë të 6 vendet e rajonit. A është bashkëpunimi rajonal apo lidhja/konektiviteti një alternativë ndaj anëtarësimit në BE? Jo. Por ne nuk mund të vazhdojmë të qajmë dhe të tregojmë gishtin e lodhur tregues ndaj dikujt tjetër me shpresën se duke bërë këtë atëherë papunësia në rajon të ulet,! ” – tha Bregu.

Forumi u hap zyrtarisht nga Belinda Balluku, Ministre për Infrastrukturë dhe Energji e Shqipërisë, dhe pasua nga fjalimi i Luigi Soreca, Ambasadori i  Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri.

Forumi i këtij viti i kushtohet bashkëpunimit rajonal në energji; sfidat institucionale në lidhjen e transportit; lidhja mes njerëzve (people to people) kapitali njerëzor; Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre për në BE; lidhja/konektiviteti dhe gjeopolitika; reformat dhe ndërlidhja/konektiviteti. Nw anekset e Forumit pati një diskutim mbi sfidat e të rinjve dhe ekonominë dixhitale: mësimet e nxjerra nga Samitit Ballkanit Perëndimor të Poznanit

Edicioni i 5-të i TCF i organizuar nga Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim membështetjen e RCC, mblodhi ekspertë, studiues, akademikë, organizata të shoqërisë civile, koordinatorë të Samiteve të Ballkanit Perëndimor dhe politikëbërës të tjerë të përfshirë në zgjerimin e BE-së në rajon dhe bashkëpunimin rajonal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “RRACIZMI ËSHTË NJË INJORANCË”/ Rrëfehet Mesfushori Pjanic: Më pëlqen mënyra sesi luaj, mosha nuk...
Previous article "KA BOMBË TEK AMBASADA E ÇEKISË"/ Telefonata anonime ngre në këmbë policinë, alarmi rezulton...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT