Studiuesi Adrian Shtuni që ka ndjekur prej vitesh problemin e ekstremizmit të dhunshëm në Ballkan thotë se në Kosovë mbeten shqetësim individët që planifikojnë sulme terroriste.
Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Shtuni thotë se Kosova rrezikohet po aq sa vendet tjera të botës ndërsa bën thirrje që pesronat që tashmë kanë kryer dënimet për përfshirje në terrorizëm t’u mundësohet rehabilitimi dhe ri-integrimi në shoqëri.