Prej 4 ditësh qytetarët kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës dhe radha e makinave është bërë kilometrike.
Nga ana tjetër, në piken kufitare të Kapshticës duket se situata është e normalizuar dhe ndonëse fluksi i automjeteve është shtuar në orët e fundit nuk ka patur vonesa të konsiderueshme si në Kakavijë, shkruan AlpeNews.al
Mëposhtë edhe njoftimi zyrtar
PREFEKTURA E QARKUT KORÇË
INFORMACION PER SITUATEN NE PIKEN DOGANORE KAPSHTICE
15.08.2020
Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar Dogana Kapshticë ka patur një fluks të madh të kalimit të mjeteve dhe shtetas që largohen për në shtetin grek.
Situata aktuale ne piken kufitare kapshtice eshte si me poshte:
Fluksi i mjeteve qe vijne pët të kaluar në drejtim të greqisë eshte i ulet
Mjetet qe presin ne radhe per te kaluar mund te jete rreth 300 mjete ose 1200 udhetare,
Puna po vazhdon normalisht.
Ne anen tone po punohet me 5 sportele dhe nga pala greke me 4 sportele, kjo fale bashkepunimit midis dy Policive te Kufirit, si dhe menaxhimit te situates ne anen tone nga Policia e Shtetit.
Per tju ardhur ne ndihme udhetareve me uje te pishem nga ana jone jane 2 mjete (autobote) nje nga DMR Korce dhe nje nga MM.
Nga Drejtoria e Shendetit Publik Devoll ka qene prezent nje personel shendetesor si dhe ne gadishmeri 2 mjete autoambulanca te spitalit Bilisht.
Sektori i Emergjencave Civile


