• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RADHË TË GJATA…”/  Zëri i Amerikës për situatën në Kakavijë: Gjendja pas kërkesës së palës greke për kryerjen e testit
Home
Aktualitet
Kronikë

“RADHË TË GJATA…”/ Zëri i Amerikës për situatën në Kakavijë: Gjendja pas kërkesës së palës greke për kryerjen e testit

13 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në Pikën e Kakavijës që lidh Shqipërinë me Greqinë të ejten janë krijuar radhë kilometrike të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Radhët erdhën pas njoftimit të qeverisë greke për të kufizuar nga e diela lëvizjen, me deri në 750 persona në ditë në këtë pikë kufitare dhe kryerjen e detyruar të kontrollit për COVID 19.

Si asnjëherë më parë gjatë këtyre viteve të fundit radha e mjeteve po shkon drejt fshatit Jorgucat disa kilometër larg nga Kakavija ndërkohë që qytetarët shqiptarë po zgejdhin mjete rrethanore në makina për të mbrojtur nga dielli i fortë fëmijët dhe të moshuarit.

Në disa segmente radha e mjeteve është e dyzuar. Perparimi i makinave është mjaft i ngadaltë ndërkohë që në anën shqiptare të kufirit ka qyetarë që janë në radhë prej orës dy të mesnatës.

Vëzhguesit janë të shqetësuar se nëse prurjet do të vijojnë situata njerëzore mund të bëhet më e vështirë prej mungesës së kushteve sanitare.

Dyndja e shqiptarëve në kufi për të udhëtuar drejt Greqise vjen pas njoftimit të autoriteteve greke për të kufizuar me 750 veta në ditë hyrjen në kufirin grek që nga e diela e 16 gushtit në pikën e Kakavijës. Po kështu të dielën autoritetet greke kane njoftuar se nuk do të lejojnë asnjë udhëtar të hyjë në Greqi pa analizën molekulare të “Covid 19”. Kjo ka rritur shqyetësimin tek emigrantët shqiptarë që hynë nga Greqia ditët e fundit në territorin shqiptar dhe tani kërkojnë të rikthehen në Greqi pa filluar kuadri i masave shtrënguese.

Sipas të dhënave kufitare shqiptare në ditët e para të gushtit kanë hyrë ne territorin shqiptar disa dhjetëra mijëra emigrantë të cilët do të gjejnë vështirësi te sigurojnë në Shqipëri testin molekular për “Covid 19” dhe më pas të rikthehen në Greqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha mërkuren përmes një postimi në rrjetet sociale se pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë, nga pala greke,do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fazës së orarit prej ores dhjetë te mbrëmjes deri në orën gjashtë të mengjesit.

Ministria e Jashtme shqiptare i ftoi qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar. Ministria e Jashtme shqiptare kujtoi se duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavije dhe Kapshticë, do të duhet të vetëizolohen për 7 ditë. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA MË DYSHIME/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi Muriqi tek Lazio. Ja detajet
Previous article TREGON SE ËSHTË AKOMA IRON MIKE/ Tjetër pamje e frikshme nga Mike Tyson në stërvitje (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT