• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Racizmi në Shqipëri më i egër se në Greqi/ Çipi letër Vasilit: Këtu të ngatërrojnë me LGBT
Home
Kulturë
Art

Racizmi në Shqipëri më i egër se në Greqi/ Çipi letër Vasilit: Këtu të ngatërrojnë me LGBT

28 June, 2018 g.autor Art, Kulturë

Në një nga protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, aktori Alfred Trebicka tha se dëgjesa e kryebashkiakut Veliaj ka shërbyer për të bërë diferencën mes artistësh. Dhe duket se kjo ka qenë e vërtetë. Përpos qëndrimeve pro dhe kundër shembjes së godinës së TK-së dhe ngritjes së një godine të re, dolën mbi ujë edhe qëndrime të tjera, mëri, përplasje.

Pas përplasjes së aktorit Laert Vasili me Arben Derhemin në dëgjesën e parë, është radha e regjisorit Kastriot Çipi, që t’i kthejë një përgjigje Vasilit, pas dëgjesës së dytë me Veliajn. Ai ia ka numëruar Vasilit të gjitha qëndrimet e tij në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, kalimet e tij sa në një parti në tjetrën, kandidimet për drejtor të TK-së dhe deri te deklaratat për racizëm në Shqipëri. Më poshtë, letra që Çipi i dërgon Vasilit dhe fjala e këtij të fundit në dëgjesën me Veliajn. 

LETËR E HAPUR,

KOLEGUT LAERT VASILI

Në Greqi, nëse duhen besuar thëniet e tua, të rrethuan teatrin ekstremistët e djathtë, donin të të digjnin të gjallë, ty dhe kolegët e tu. Në Shqipëri, e shumta të thonë ndonjë fjalë nga ato që nuk konsiderohen politikisht korrekte për të cilësuar një pjesë të komunitetit LGBT.

I nderuar koleg! Të ndoqa sot në dëgjesën e dytë me artistë, të thirrur nga kryetari i Bashkisë Tiranë. Nuk e di a e kuptove ti, por ishe aq ekstremist, sa edhe kolegë që po i quajmë “josindikalistë”, të kundërshtuan. E mban mend çfarë the? I sugjerove kryetarit të bashkisë, që po mburrej se kishte durim dhe kohë mjaftueshëm për dialog, t’i jepte fund dialogut, sepse “ne, aktorët dhe regjisorët, jemi egoistë në gjenezë”.

E krahasove zyrtarin e zgjedhur me votë dhe të paguar nga taksat tona, me autorin e një vepre dramatike, i cili, sipas fjalëve të tua “është i pari, sepse ne, aktorët dhe regjisorët, jemi vetëm enë komunikuese”. Më kujtove atë fakirin, dëshmitarin e rremë, në filmin “Përrallë nga e kaluara”, që thoshte se njeriu nuk duhet të grindet me qeverinë, se ai vetë ishte thjesht një copë dru.

Nuk jam marrë me ty personalisht në daljet e mia publike, por meqë këto deklarimet e tua gjeneraliste më përfshijnë edhe mua, më lejo të të them ca fjalë. Je ankuar se kolegët të kanë fyer, nganjëherë edhe me fjalor vulgar. Ke pasur pjesërisht të drejtë. Fyerjet vulgare nuk i shkojnë askujt, jo më artistëve, aq më pak në komunikimin publik mes njëri-tjetrit. Meqë nuk të kam fyer ndonjëherë me fjalë vulgare, besoj se kam të drejtën të polemizoj me ty me argumente.

Vjet në këtë kohë, ne ishim bashkë në përpjekjen për të themeluar një sindikatë të pavarur artistësh. U bëre helm pse unë i thirra kolegët në një grup në “Viber”. Më akuzove se të vodha nismën për themelimin e “Unionit të Aktorëve”, që ti e kishe shpallur prej një viti në “Facebook”, por nuk e kishe bërë. Nuk e ke bërë as sot, që kanë kaluar dy vjet dhe nuk do ta bësh dot kurrë, për arsyet që do t’i shtjelloj më poshtë. Volle për mua në grup sa i neverite të gjithë.

Megjithatë, të ftova në dy mbledhjet e para që bëmë. Në mbledhjen e tretë, atë në të cilën u bënë zgjedhjet për kryesinë, unë nuk isha i pranishëm. Kolegët vendosën me vota të fshehta që unë të isha një nga gjashtë anëtarët e Kryesisë, ndërsa ti jo. Ti këtë nuk e gëlltite dot. Të tjera fotografime (screenshot) të mesazheve në “Viber” qarkulluan nëpër grupe e komunikime dyshe.

Më 8 shkurt u mblodhëm në Akademinë e Arteve, për të kundërshtuar projektligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te Turbina. I kërkuam ministres Kumbaro takim të hapur në sallën e Teatrit Kombëtar. Formuluam shpejt e shpejt një peticion dhe të ftova ty, pikërisht ty, “armikun tim”, ta lexoje tekstin para kamerave. Të ftova në çdo takim të përbashkët të sindikatave në vijim, edhe në atë të fundit ku ti more pjesë, ditën kur prisnim ministren Kumbaro në sallën e TK-së, në orën 4 pasdite. Ishe me ne deri në ora 2 pasdite.

U ndamë të gjithë, duke thënë se askush nuk do të shkonte në ministri dhe se takimi duhej të zhvillohej patjetër në teatër. Atë mbrëmje ne ishim të gjithë në teatër. Salla ishte plot. Ndërsa ti, pa i thënë askujt, asnjë fjalë, shkove në ministri. Shumë vetë të kanë sharë atë mbrëmje, jo publikisht, ndonjëri ka dashur edhe të të rrahë (nuk e di pse ti ua zgjon shumë njerëzve këtë dëshirë).

Atë mbrëmje ishim sërish bashkë në studion e “Opinion” në TV Klan. Ishe ulur përkrah meje, por e dija se nuk ishe më me mua dhe kolegët e tjerë dhe nuk u habita, thjesht u neverita, kur nise t’i recitoje poezi dashurie ministres, që nuk është as shumë e re, as shumë e bukur. Nuk u habita as që mora vesh aty se ti paskëshe qenë i pranishëm në një darkë, me ministren e kryebashkiakun, në janar 2017, ku madje është thënë edhe emri i arkitektit Bjarke Ingels, si projektues i Teatrit të ri Kombëtar.

Ky është tipi yt dhe tipat si ti ftohen në darka të tilla. Në atë darkë nuk mund të isha i ftuar unë, mistreci, kritizeri, anti-Rama. Të nesërmen ishe sërish në Klan, këtë herë te “Zonë e Lirë”. Fole prapë kundër ministrisë, projektligjit, zhvendosjes së TK-së te Turbina. Çani të pyeti nëse do të konkurroje për drejtor të TK-së dhe ti u përgjigje: “Nga anët tona (Delvina) thonë se mushka nuk kalon dy herë nga i njëjti shkëmb i thyer”.

Meqë kishe konkurruar një herë në 2014- ën, ti the se nuk kishte kuptim të konkurroje sërish. Por dy ditë më pas, doli se mushka ishte në fakt gomar dhe kishte kaluar sërish nga i njëjti shkëmb i thyer. Ti shpalle në “Facebook” kandidaturën tënde për drejtor të TK-së dhe largimin nga sindikata. Konkursi ishte po aq fals sa edhe ai i 2014-s dhe ti dole gomari i vetëm në këtë histori, i vetmi që mori pjesë në të dy konkurset dhe nuk fitoi. (Nëse e merr për fyerje fjalën “gomar” në fjalinë e fundit, të lutem zëvendësoje me mendje me fjalën “mushkë”.)

U zhgënjeve e u mërzite shumë, pasi ti ishe avokati i parë dhe më i flakti i projektit të Ingels, qysh ditën e prezantimit të tij nga Rama në Kryeministri. Por unë ta thashë atëherë se Çuli do të fitonte sërish, sepse “nuk ndërrohen kuajt në mes të garës”. Gjithsesi, mushkë, gomar apo kalë, sa ka jetë ka edhe shpresë. Këto ditë, Ministria e Kulturës do të shpallë konkurs për drejtorin e Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Provoje edhe një herë fatin, e treta e vërteta, thoshim kur ishim të vegjël. Jetëshkrimi yt prej artisti, që ka 20 vjet që pushton skenat e Europës dhe avokatia e zjarrtë që po i bën edhe projektligjit për shembjen e TK-së, e meritojnë një shpërblim. Vetëm se respektin për kolegët duhet ta ruash, nëse ke ndërmend të rrish gjatë në këtë vend. Nuk mund t’u thuash kolegëve se marrin urdhra partie për të protestuar në mbrojtje të Teatrit.

Të paktën jo ti, që në tre vite ke ndërruar tri parti. Kalove nga Syriza te LSI-ja dhe u justifikove se kanë të njëjtin program. Po pres të thuash se për të njëjtën arsye ke kaluar nga LSI-ja te PS-ja. Për ta mbyllur me kaq, koleg, dua të të jap një këshillë, nëse ma pranon. Ke jetuar 20 vjet në Greqi. U ktheve përgjithmonë në Shqipëri, siç më ke thënë. Mos ia mbyll portat vetes.

Nuk do të doja të detyroheshe të ktheheshe sërish në Greqi, as të emigroje në dhe të huaj, që nuk e ke as të babës e as të nënës. Sado ta quash veten “enë komunikuese”, je person publik dhe deklaratat e tua kanë audiencë. Është e turpshme të deklarosh në media se “Racizmi në Shqipëri është më i egër se në Greqi”.

Në Greqi, nëse duhen besuar thëniet e tua, të rrethuan teatrin ekstremistët e djathtë, donin të të digjnin të gjallë, ty dhe kolegët e tu.

Në Shqipëri, e shumta të thonë ndonjë fjalë nga ato që nuk konsiderohen politikisht korrekte për të cilësuar një pjesë të komunitetit LGBT.

Sinqerisht

Kastriot Çipi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË ELBASAN/ Siç ishin duke pirë KAFE, dy ADOLESHENTËT sherr me 23-vjeçarin që po ...
Previous article Google me ndryshime ne faqet DoubleClick, cmimi i reklamave nuk ndryshon

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT