• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!
Home
Futboll

Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!

3 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Sulmuesi i Kombëtares greke, Stefanos Athanasiadhis, u jep një “shkelm” sjelljes raciste të tifozëve të APOEL-it për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe. Një urim, i bërë nga 29-vjeçari në faqen zyrtare të mesfushori kuqezi në “Instagram”, ka bërë dje bujë në mediat greke. Kaçe kishte postuar një fotografi me fanellën e ekipit të ri, Panathinaikos, ndërsa greku Athanasiadhis, shok skuadre me korçarin te PAOK-u deri gjashtë muaj më parë, bënte një koment epik: “Fillim të mbarë shqiptari im”.

Sulmuesi dhe Kaçe njihen prej 13 vitesh, pasi të dy kanë dalë nga akademia e PAOK-ut dhe për më tepër deri në 2017-ën kanë qenë pjesë e selanikasve. Mirëpo, fraza “shqiptari im” ka habitur jo pak mediat greke, të cilat i kanë bërë një jehonë të madhe asaj çfarë shkruante Athanasiadhis.

Ky i fundit, që prej fillimit të këtij sezoni, është pjesë e klubit izraelit, Makabi Haifa, ndërsa në dekadën e fundit ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të kampionatit grek, e për më tepër pjesë e Kombëtares helene. Fakti që në ditën e fundit të merkatos pati një skandal në Qipro me tifozët e APOELit, që nuk pranuan transferimin e Kaçes për shkak se ky i fundit pak vite më parë kishte veshur fanellën e UÇK-së, bëri që Athanasiadhis të solidarizohej me shqiptarin duke e konsideruar atë si vëlla.

  • MEDIAT GREKE

Në fakt, mediat greke e kanë interpretuar këtë reagim në mënyra të ndryshme. Portali i njohur, “sport24.gr”, ishte befasuar nga fakti që Athanasiadhis i thotë në këtë moment Kaçes “shqiptari im”. Në JORGIS MEMO shkrimin kushtuar e publikuar dje, ndër të tjera citohej: “Athanasiadhis dhe Kaçe bashkëpunuan te PAOK-u për 13 vite duke filluar nga akademia dhe në ekipin e parë. Ata krijuan një marrëdhënie shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës. Për herë të parë që nga viti 2004, të dy nuk do të veshin më fanellën e PAOK-ut, pasi Athanasiadhis ka zgjedhur Makabi Haifa në Izrael, ndërsa Kaçe është huazuar te Panathinaikosi.

Në foton e publikuar nuk mungoi komenti i mikut të tij, Athanasiadhis, por gjithashtu edhe portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Të dy Kaçe i quan vëllezër. Në mesin e pëlqimeve të fotos me fanellën e Panathinaikosit kanë qenë edhe lojtarë të njohur të PAOK-ut ndër vite, në një kohë që komenti më pikant ishte ai i sulmuesit”. Ajo që ndodhi me Kaçen te APOEL Nikosia u dënua nga disa ish-futbollistë, por natyrisht mbështetja më e madhe erdhi pikërisht nga një grek si Athanasiadhis që i tërboi bashkëkombësit e tij me faktin që e cilëson Kaçen: “shqiptari im”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tina Louise, “mbretëresha” e palestrës që po çmend fansat. Del nudo në fotot e fundit
Previous article Elvana Gjata sonte mund të prezantojë për herë të parë të fejuarin biznesmen

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT