• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETI I ZI/ Kështjella e varrosur Khara-Khoto në shkretëtirën mongole, zbulon misteret e qytetërimit të lashtë
Home
Nderkombetare

QYTETI I ZI/ Kështjella e varrosur Khara-Khoto në shkretëtirën mongole, zbulon misteret e qytetërimit të lashtë

23 November, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Në zonat perëndimore të Mongolisë, në mesin e shkretëtirës Gobi qëndronte dikur një mbretëri e zhvilluar, që sipas legjendave u kthye në një qendër dijesh fetare, arti e tregtie.

Gojëdhanat vendase thonë se ‘pasardhësit e zotëve kanë ndërtuar qytet-fortesën e mrekullueshme të Khara-Khoto’, ku banonin njerëz të ditur, ushtarakë e artizanë të aftë, nga e cila kanë mbetur sot vetëm rrënojat e mureve 9 metra të larta dhe rreth 4 metra të trasha. Khara-Khoto do të thotë “qyteti i zi” dhe besohet se ka qenë dikur pjesë e “rrugëve tregtare të mëndafshit” teksa është përshkruar nga eksploratori Marco Polo si Etzina ose Edzina, thuhet në media.

Nuk dihet me saktësi koha e ndërtimit të saj por fortesa e murosur u pushtua së pari nga Genghis Khan në 1226. Vendi vazhdoi të lulëzojë edhe nën regjimin mongol dhe u zgjerua në udhëheqjen e Kublai Khan.

Por në vitin 1372 ajo u braktis. Qyteti fantazëm ndodhet në rajonin autonom kinez të Mongolisë së brendshme dhe besohet se është ndërtuar në shekullin e 11-të. Sot historianët thonë se fortesa mund të ketë qenë një vend faljeje apo varrosjeje, ndërsa të tjera burime thonë se fundi saj erdhi pas sulmit dhe pushtimit nga dinastia kineze Ming, ushtria e të cilës rrethoi Khara-Khoto në 1372, duke ndërprerë furnizimin me ujë e duke bërë që shumë banorë të vdisnin nga etje e uria.

Interesi është ngjallur sërisht për Qytetin e Zi teksa ekspedita nga Rusia, Hungaria dhe arkeologë të tjerë kaën zbuluar thesare e dokumente të shkruara në gjuhën mongole e kineze, si dhe mbetjhe te kulturës budiste. Zhvillimet kanë ringjallur interesin në gjuhën e kulturën budiste Tangut, disa forma të së cilës fliten edhe sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Qindra policë bastisin pronat e mbështetësve të Hamasit
Previous article JASIR ASANI ZBULON PLANET PËR MARTESË/ Kush është vajza që i ka vjedhur zemrën

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT