Një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Berati, vendi që frymëzoi shumë artistë të shkruajnë dhe të pikturojnë. I quajtur ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze.
Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një destinacioni turistik, ndonëse nuk është bregdetar turizmi është gjatë çdo stine të vitit. Monumentet kulturore, të cilat janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore bëjnë që turistët të mos mungojnë. Një qytet 2500-vjeçar dhe anëtar në UNESCO.
Kalaja e Beratit është e vetmja kështjellë e banueshme në Shqipëri. Brenda sipërfaqes të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala.
Krahas bukurisë së qytetit është kulinaria beratase, shija e mirë, ajo që iu jep të gjithave një tjetër nur të lezetuar. Beratit nuk i mungon kuzhina e mirë, disa gatime të veçanta janë: Pula me Rosnica, Sheshqeku, Anabokshana dhe ëmbëlsira Mali i Bardhë, të gjitha këto mund të shijohen vetëm në Berat, askund tjetër.
Një qytet ku një herë të vetme të vizitohet, është e paharrueshme. Mbresëlënëse ashtu si çdo detaj që gëzon. Atu ku frymëzimi është aq i fortë sa vjetërsia e qytetit.


