• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETI I ESMERALDTË/ Bota magjepëse prej qelqi e Muzeut në Siatëll
Home
Nderkombetare

QYTETI I ESMERALDTË/ Bota magjepëse prej qelqi e Muzeut në Siatëll

14 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Në skajin veri-perëndimor të Shteteve të Bashkuara ndodhet Siatëlli, Qyteti i Esmeraldtë. Quhet kështu pasi shtrihet mbi kodra të gjelbëruara buzë ujërave të Paqësorit. Siatëlli njihet si qendër e teknologjisë së lartë nga ku kanë dalë kompani gjigande shumëkombëshe si Microsoft dhe Amazon. Por ky qytet njihet edhe për vendin unik që zë në artin amerikan dhe atë botëror. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Valdya Baraputri ka vizituar Muzeun Chihuly dhe na njeh me veprat magjepëse që ka në mjediset e tij.

Pranë ndërtesës ikonike Space Needle në Siatëll ndodhetKopshti dhe Muzeu i Qelqit Chihuly. Në Siatëll, filloi hapat e parë arti i përpunimit të qelqit në Amerikë.

Në kopshtin e muzeut, skulptura qelqi me ngjyra të ndryshme janë vendosur mes bimëve, luleve dhe pemëve. Në galeritë e muzeut janë të ekspozuara disa nga veprat më të rëndësishme të artistit Dale Chihuly, banor i shtetit të Uashingtonit.

Shtëpia prej qelqi është punimi kryesor, duke u përqëndruar në vlerësimin që Chihuly kishte për serrat.

“Atje lart, mund të shikoni një nga skulpturat më të mëdha pezull që ai ka krijuar ndonjëherë. Mbi një mijë ‘Persianë’, kështu i quan ai këto skulptura që po i shihni, pezull sipër kokës sonë, në ngjyrime të kuqe, portokalli dhe të verdhë”, thotë Michelle Bufano, punonjëse e Muzeut të Qelqit, Chihuly.

Aty ndodhet galeria Pylli prej Qelqi, ku vizitorët befasohen nga një shfaqje mahnitëse ngjyrash dhe dritash.

Galeria Sealife tregon se si Oqeani Paqësor frymëzoi punimet e Chihuly-it. Këtu ndodhet skulptura 20 metra e gjatë e frymëzuar nga gjallesat detare.

Një aksident automobilistik në vitet 1970 i shkaktoi humbjen e shikimit në njërin sy, por ai vazhdoi të krijonte vepra me ngjyra, detaje dhe madhësi komplekse.

“Nuk e kisha idenë se çfarë do të shihja kur hyra këtu, por ato përfshinë aq shumë ngjyra, stile dhe modele”, thotë vizitorja Joyce Cursi.

“Ne kemi fotografi të muzeut të qelqit Chihuly në shtëpinë tonë, por ato nuk e kapin mirë bukurinë e këtyre veprave. Ato duhet të shihen nga afër”, thotë vizitorja Lisa Tancredi.

“Dhe është mbresëlënëse të shohësh që gjithçka është pak më ndryshe. Ju pyesni veten se si i bëri këto. Është mahnitëse”, thotë vizitori Michael Aranoff.

Ekspozitat në mbarë botën shfaqin artin e skulptorit Ghihuly, por ky muze shërben si shtëpia e vetme e përhershme për veprat e tij. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GOTËN MA THEU NË KOKË DHE ME THIKË PREU..."/ Gruaja shqiptare rrëfen dhunën çnjerëzore nga bashkëshorti
Previous article I PËRGJIGJET ZYRTARËVE TË PDK/ Haradinaj: Kur unë luftoja këta më quanin dezertor

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT