• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETI ANTIK I ORIKUT/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018
Home
Destinacione

QYTETI ANTIK I ORIKUT/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018

6 September, 2018 F.autor Destinacione

Qyteti antik i Orikut në qytetin e Vlorës, i themeluar në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër, gjatë periudhës janar-gusht 2018 është vizituar nga 1800 turistë vendas e të huaj.

Sipas shifrave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një trefishim të numrit të vizitorëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur ky qytet antik u vizitua nga 600 turistë.

Qyteti antik i Orikut gjendet pranë qytetit të sotëm të Orikumit. Ai përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r dhe në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt V-Vl e.r.

Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.
Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.
Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën e tij detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHFRYTËZUAN EMRIN E BABAIT PËR SHOQATË PROSTITUCIONI/ Reagon ashpër Elton Deda: Të erdhi radha të...
Previous article PILULAT E DOBËSIMIT VDEKJEPRURËSE/ Alarmi jepet nga Departamenti i Shëndetësisë së New South Wales

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT