• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
QYTETET ME MË SHUMË KURSIME NË SHQIPËRI/ Habia me Vlorën e varfër e të papunë
Home
Ekonomi

QYTETET ME MË SHUMË KURSIME NË SHQIPËRI/ Habia me Vlorën e varfër e të papunë

2 January, 2019 k.autor Ekonomi

Shqiptarët mund të jenë të varfër, por ama janë dhe kursimtarë të mëdhenj, ndërsa nuk u ka munguar as ndihma e të afërmëve emigrantë apo sigurimi i parave nga burime jo të ligjshme. Deri në fund të tremujorit të tretë 2018, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, individët kishin të depozituara në banka rreth 926 miliardë lekë (rreth 7.4 miliardë euro), shumë kjo që është e barabartë me rreth 60% të prodhimit të brendshëm bruto, ndër më të lartat në rajon dhe në nivele të krahasueshme me vendet e zhvilluara perëndimore. Individët zotërojnë 81% të totalit të depozitave në vend, pjesa tjetër i përket qeverisë, bizneseve e institucioneve.

Por, a e dini se cilat janë qytetet ky individët kanë më shumë kursime, në raport me popullsinë?

Sipas të dhënave të detajuara nga Banka e Shqipërisë për depozitat në vlerë absolute të individëve sipas qarqeve dhe popullsisë nga INSTAT, të përpunuara nga Monitor, qarku me nivelin më të lartë të depozitave për banor është Tirana, me rreth 2970 euro depozita për banor. Tirana është dhe qyteti që ka të ardhurat më të larta për frymë, me rreth 5 mijë euro (të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT janë për vitin 2016) dhe që ka dhe shpenzimet më të larta mujore për konsum familjar në rang kombëtar.

Në vlerë absolute, banorët e Tiranës kanë në banka rreth 329 miliardë lekë kursime, ose 67% të depozitave në kryeqytet. Pjesa tjetër u përket kryesisht bizneseve, ku në kryeqytet janë të përqendruara gjysma e tyre.

Në vend të dytë, për treguesin e depozitave për frymë është Vlora, me 2,837 euro, në një nivel të ngjashëm me Tiranën. Vlonjatët kanë arritur të kursejnë kaq shumë, ndonëse të ardhurat e tyre për frymë janë nën mesataren e vendit (Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Vlorë janë 3,362 euro dhe mesatarja e vendit është 3,734). Edhe shpenzimet mujore për frymë të familjeve janë sa 66% e atyre të kryeqytetit. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Vlora është qarku me papunësinë më të lartë në vend, që në 6 mujorin e parë luhatej midis 24-25%, pothuajse dyfishi i mesatares së vendit. Ky kontrast i kursimeve të larta në raport me të ardhurat dhe papunësinë mund të shpjegohet me faktin që historikisht Vlora, për vetë pozicionin gjeografik, ka qenë një destinacion për trafiqet e paligjshme, që gjenerojnë të ardhura informale.

Në total, individët vlonjatë kanë në banka 67 miliardë lekë, duke u renditur të tretët në vlerë absolute pas Tiranës e Durrësit. Vetëm në tremujorin e tretë 2018, kursimet e vlonjatëve u shtuan me rreth 2 miliardë lekë (16 milionë euro), rritja e dytë më e lartë pas  Tiranës.

Në vend të tretë për nivelin e lartë të kursimeve në raport me popullsinë janë durrsakët, me rreth 2 mijë euro depozita për banor. Durrësi renditet i katërti në të ardhurat për frymë në vend, pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, por është i dyti për shpenzimet mujore të familjeve.

Në vend të katërt janë korçarët, që ndonëse shquhet si ekonomiqarë kanë arritur të kenë 1,876 euro depozitë për banor. Korçarët janë kursimtarë dhe në shpenzimet mujore të familjeve, duke u renditur në tre qarqet që shpenzojnë më pak, së bashku me Elbasanin dhe Vlorën.

Shkodranët kanë nivel kursimi të ngjashëm me Korçën. Elbasani e ka këtë tregues në rreth 1,500 euro. Fierakët, ndonëse renditen të dytët për të ardhurat për frymë nuk janë kursimtarë aq të mirë, me rreth 1,400 euro depozita për banor. Të fundit, nga rrethet që raporton Banka e Shqipërisë renditen lezhjanët, me rreth 1,160 euro depozita./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRA/ Putin fton Trumpin pёr mё shumё dialog nё vitin e ri
Previous article HYN NË FUQI LIGJI/ Njerëzit interseksualë në Gjermani mund të identifikohen si një gjini e tretë

k.autor

Postime të ngjashme

RËNIA E EUROS/ Qeveria masa lehtësuese për bizneset. Kategoritë që përfitojnë Ekonomi

RËNIA E EUROS/ Qeveria masa lehtësuese për bizneset. Kategoritë që përfitojnë

NUK NDALET RËNIA E EUROS/ Shkëmbehet me 107.40 lekë, minimum historik Ekonomi

NUK NDALET RËNIA E EUROS/ Shkëmbehet me 107.40 lekë, minimum historik

MONEDHA EUROPIANE KAP NJË TJETËR REKORD HISTORIK/ Sot këmbehet me 108.73 lekë Ekonomi

MONEDHA EUROPIANE KAP NJË TJETËR REKORD HISTORIK/ Sot këmbehet me 108.73 lekë

Facebook Comments

PREÇ ZOGAJ/ Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së? Blog

PREÇ ZOGAJ/ Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?

EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion opozitarë, por… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion opozitarë, por…

KIMETE BERISHA/ I rrezikshëm, si Chuck Norrisi! Blog

KIMETE BERISHA/ I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT