• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
QYTETËRIMI NË BYLIS/ Gërmimet zbulojnë banesa luksoze
Home
Kulturë

QYTETËRIMI NË BYLIS/ Gërmimet zbulojnë banesa luksoze

29 January, 2026 s.autor Kulturë

Një projekt shumëvjeçar kërkimor në qytetin antik të Bylisit synon të zbulojë më në detaje mënyrën e jetesës së banorëve të tij në antikitet.

“Është një popull që ka pasur stadiumin në atë kohë, që ka pasur një nivel jete të jashtëzakonshëm dhe Bylisi është një koncentrat i këtij qytetërimi, qytet ku ka pasur një sistem demokratik. Mund të imagjinoni që ishte një lloj republike e vogël që përmblidhte Mallakastrën e sotme, me katër qytete, që kishin marrëdhënie me Dodonën, marrëdhënie me Spartën e asaj kohe.”, thotë ” arkeologu Neritan Ceka.

Fokusi kryesor i gërmimeve janë banesat e tipit peristil, të konsideruara ndër më luksozet për kohën.

Ato ishin të ndërtuara përqark një oborri të brendshëm të hapur, të rrethuar me kolona, nga ku hapeshin dhomat e shtëpisë. Ky organizim siguronte dritë, ajër dhe freski, ndërsa oborri shpesh zbukurohej me lule apo burime uji, duke reflektuar një standard të lartë jetese.

“Ky është një projekt shumëvjeçar i Akademisë së Shkencave, që synon të sqarojë mënyrën e jetesës së bylinëve. Ata që përdornin teatrin, stadiumin dhe stoat, duam të dimë se ku dhe si jetonin. Po punojmë në një bllok banesash ku përfshihet edhe një banesë e madhe peristile, rreth 900 metra katrorë, me oborr qendror dhe ambiente të organizuara për pritje dhe shërbime. Kjo tregon një nivel jashtëzakonisht të lartë jetese në Bylis.”, shpjegon Ceka.

Ceka bën me dije se paralelisht me kërkimet arkeologjike, po punohet edhe për projektin e ndërtimit të muzeut të ri në Bylis, që pritet të nisë në pranverën e vitit 2026. Bylisi ndodhet vetëm pak minuta larg autostradës kryesore që lidh jugun e vendit me bregdetin, çka e bën atë një pikë kyçe për zhvillimin e turizmit kulturor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ROLLS ROYCE, TEK LAMBORGHINI/ Cilat janë mjetet luksoze të sekuestruara që shteti i ka nxjerrë në shitje
Previous article E RËNDË NË VLORË/ Nëna denoncon djalin për dhunë, i riu dëmton derën e banesës dhe vjedh sende me vlerë dhe motorin e babait

s.autor

Postime të ngjashme

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT