Llogaridhënia publike e Qeverisë ka vijuar në Përrenjas gjatë fundjavës që lamë pas. Gjatë baskëbisedimit me qytetarët, një prej tyre i është ankuar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dhe deputetit socialist Taulant Balla, se i ka dërguar një ankesë me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të ISSH, Astrit Hado, por nuk ka marrë pergjigje.
Pas kësaj ankese, Balla dhe Ahmetaj i janë përgjigju në një zë se: “Drejtori shkarkohet nëse ka shkelur afatin në kthimin e përgjigjes”.
Në Përrenjas janë investuar 4.3 miliard lekë në disa projekte në më pak se 3 vite, por shumë banorë u ankuan për cilësi të dobët të punimeve.
Ministri Ahmetaj tha se: “Në bazë të ankesës tuaj do të bëjmë një audit financiar të çdo qindarke të shpenzuar dhe personat përgjegjës do të kallzohen penalisht”.


