Jemi mesuar qe Sali Berisha dhe qytetari i tij dixhital te shperndajne cdo dite fake news (lajme te rreme) te cilat nuk kursejne asnje kundershtar te PD-se.
I tille ka qene edhe rasti i dites se sotme, ku Berisha shkruante se ministrja e Financave Anila Denaj,kishte shkuar ne menyre te dyshimte ne Malte diten qe eshte ndaluar nje sasi droge qe do vinte nga Malta ne Shqiperi nga nje grup kriminal.
Duke tentuar te lidhe me cdo kusht Denajn me kete histori, Berisha ne fakt sapo diskretitoi edhe njehere veten, pasi e verteta e vizites se Denajt ne Malte eshte edhe ne faqen zyrtare te ministrise se Financave.
Ne fakt, Denaj ka qene së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Valletta, Maltë. Në këtë takim merrnin pjesë Ministrat e Financave të vendeve anëtare të këtij grupi, si Italia, Greqia, Portugalia, Malta, San Marino dhe Timori Lindor.
Postimi i Berishes:



