Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, për të përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet projekteve që sipas tij do realizohen, sot kryeministri Rama ka postuar një video me këto pamje të Kishës 500 vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë në Përmet.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të Kishës 500 vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë në Kosinë të Përmetit, një prej 100 fshatrave dhe pjesë e Programit Rrugët e Besimit, ku ka përfunduar ndërhyrja e parë dhe e plotë restauruese pas 38 vjetësh lënie në harresë, ju uroj gëzuar Ditën e Shën Mërisë”.
Por pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza ndaj kryeministrit, edhe pse zyra e tij nxiton të fshijë komentet që mund të mos i pëlqejnë Ramës.
Një qytetar shkruan “Keni harruar fshatin kryesor ne Permet Frasherin Rruga Permet-Frasher esht 40 km dhe do 2 ore e 30 min me shku.”
Po ashtu, një tjetër qytetar shkruan “Lani mekatet o mavri, kerkoji te gjithe deputet te zhyten per larje mekatesh , mgjs politikanet e sotshem nuk i lane dot as nje oqean.”.
Ndërsa një tjetër qytetar, duke ju referuar projektit të shumëreklamuar të Ramës për “100 fshatrat” shkruan “100 fshatrat po po asnje fshat spo shohim o kryeminister apo i ke lene per mandatin tjeter”.
Disa nga komentet e qytetarëve: