• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush
Home
Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

6 June, 2026 s.autor Politikë

Prej 7 ditësh qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat nga Pogradeci, Blendi Gonxhja duke folur për protestat tha se duhet një reflektim i thellë

“Prandaj nuk diskutohet, ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon një vëmendje dhe kërkon një analizë, kërkon një reflektim shumë të thellë nga çdokush.
Nuk jam nxituar dhe nuk jemi nxituar askush nga ne besoj, sepse duam që të kemi një qasje që të jetë sa më e peshuar, sa më e mirëmenduar dhe sa më e ekuilibruar në raport me atë që janë kërkesat e tyre”, tha ai.

Pjesë nga deklarata e Gonxhes:
Dëgjo, nuk është se nuk kam ndonjë reagim, nuk është se nuk e ndjek, nuk është se nuk jam i ndjeshëm, natyrisht jam jashtëzakonisht për situatën. Edhe sepse si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe i Sporteve jam shumë i lidhur me atë grupmoshë, jam shumë i lidhur, kuptohet që përfshihet edhe Rinia në ministrinë që drejtoj, jam shumë i lidhur me një pjesë të madhe të atyre, po themi, shpesh artistë, inovatorë, krijues, njerëz të cilët unë i shoh dhe i njoh, gati-gati një pjesë të madhe të tyre e njoh nga bashkëpunimi që ata kanë me shtetin, me nivelin qendror të qeverisjes, skenën e pavarur, një pjesë e mirë e tyre mund të jenë edhe artistë që kanë lidhje me një pjesë të institucioneve artistike. Prandaj nuk diskutohet, ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon një vëmendje dhe kërkon një analizë, kërkon një reflektim shumë të thellë nga çdokush.

Nuk jam nxituar dhe nuk jemi nxituar askush nga ne besoj, sepse duam që të kemi një qasje që të jetë sa më e peshuar, sa më e mirëmenduar dhe sa më e ekuilibruar në raport me atë që janë kërkesat e tyre. Në mënyrë direkte, çështja kryesore e kauzës së tyre është mjedisore, unë nuk është se e kam direkt në fushën time të përgjegjësisë. Por nga pikëpamja e pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me projektet e turizmit, natyrisht që është në fushën e përgjegjësisë që mbuloj dhe natyrisht po punojmë që të gjithë informacionin, të gjithë po themi verifikimin nga pikëpamja e rëndësisë dhe vlerës së zhvillimit turistik, qoftë për zonën e Zvërnecit apo qoftë edhe për shembuj të ngjashëm qoftë në rajon, qoftë në Shqipëri, të jemi të përgatitur që në një dialog, në një moment që ne do të kemi natyrisht nevojë të komunikojmë dhe të shkëmbejmë informacion me njëri-tjetrin, kuptohet kur kjo të jetë edhe në një formë më të organizuar dhe më të strukturuar, e cila deri tani nuk ka ndodhur sepse ka pasur me sa duket edhe vetë protesta nevojën e vet që të shfryjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen
Previous article TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

s.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT