E diela dhe pushuesit që i drejtohen bregdetit rikthejnë trafikun!
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë – Durrës ka pasur fluks automjetesh.
Radha e gjatë e automjeteve nis nga Vora dhe zgjatet deri në kryqëzimin e Gjirit të Lalzit, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit kryeqytetas, por jo vetëm.