• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETARËT DYNDEN DREJT BREGDETIT /Radhë kilometrike drejt Gjirit të Lalzit
Home
Qyteti im

QYTETARËT DYNDEN DREJT BREGDETIT /Radhë kilometrike drejt Gjirit të Lalzit

16 June, 2019 F.autor Qyteti im

Radhë të gjatë autoveturash që ecnin pothuajse me hap njeriu, ndërkohë që bllokimi i trafikut zgjati për të paktën 4 orë nga hyrja e autostradës në Tiranë deri tek dalja në Maminas me drejtim Gjirin e Lalzit, duke i kaluar 15 kilometrat. Policia rrugore ishte e pranishme në terren për orientimin e mjeteve, por as kjo nuk mjaftoi.

“Kam më tepër se gjysmë ore që pres. Jam nisur nga Tirana”, thotë një qytetar.

“Shumë-shumë trafik. Trafiku i madh”, ankohet një tjetër.

“Kemi një orë e gjysmë që jemi nisur nga Tirana”, thotë drejtuesi i mjetit.

Pati nga ata që zgjodhën rrugën dytësore, po nuk qenë me fat pasi trafiku i automjeteve përfshiu edhe rrugën e vjetër Tiranë- Durrës. Disa e marrin me sportivitet duke e konsideruar normale ngarkesën në fundjavë, të tjerë kërkojnë zgjidhje nga autoritetet.

“Kemi një orë që jemi nisur nga Tirana. Kjo është e tmerrshme dhe duan që ta bëjnë me para. Ishalla e bëjnë me pagesë, që shqiptarët të mos vijnë më”, thotë një qytetar.

Plazhi i së dielës po kthehet në stresues për shkak të trafikut të automjeteve për pushuesit ditor, që shkojnë nga Tirana për në Gjirin e Lalzit. Edhe në kthim është e njëjta situatë, policia rrugore ka bërë thirrje që të paktën drejtuesit e mjeteve që kthehen nga bregdeti i jugut të zgjedhin aksin Rrogozhinë- Elbasan-Tiranë, për tu kthyer në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHALLA VDES"/ Hazbi Kasaj “mallkon” Metën: Është njeriu më i trashë në tërë Republikën e Shqipërisë
Previous article RENDITJA/ “L’Equipe” zbulon 50 lojtarët nën 20 më të mirë

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT