Qytetarët janë mbledhur në protestë për të 28-ën ditë me radhë. Me thirrjet “Rama në burh, Berisha në burg”, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, atje ku po mbahen edhe fjalimet
Grupi koordinues i protestës ka paraqitur një listë më kërkesa utopike drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilat fillimisht u prezantuan nga Dritan Goxhaj. Ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese. Mes të tjerave kanë kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate.
Në nisje të marshimit, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për të rënët në Çamëri në 82-vjetorin e gjenocidit grek.


