Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të animuar ka ironizuar kreun e PD, Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Adriatik Lapajn.
“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, e ka titulluar Rama skenën sipas tij teatrale.
Lapaj: Do bëhet do bëhet, bëhet sesbën si mos të bëhet. Po Ramës si i bëhet?
Berisha: Ja Zallherri Madhështor, Mjaltë delesh Made in Albania do të bëjmë aty.
Lapaj: Do luftojmë korrupsionin Doktor.
Basha: Posi more Lapaj posi, do të luftosh korrupsionin zotrrote, po me kë? Me vjehrrin e pushkatuar nga Vetingu? Apo me gjithë krushqinë në listën e mbyllur?! 7X7…
Lapaj: Ore prap ky? Flet ky për vjehërr.
Berisha: Ai është një budalla i padobishëm, ti je i dobishëm, je tjetër nivel.
Lapaj: Doktor, na duhet plani për mbrojtjen e votës.
Berisha: Jo për mbrojtjen, por për vjedhjen e votës nga narkorama.
Basha: O llapush je në kurth siç më futën mua, këta janë bashkë o pallavesh
Berisha: Pusho ti tradhtar, ti je një hiç, je një kot, je një rast i pashpresë
Lapaj: Po ti more doktor, edhe LaCivitën edhe Trumpin e more për të bërë planin si do të na i vjedhë Rama votat?
Berisha: Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë se kur të vjedhë Rama votat me ta do të bëjmë revolucionin .
Lapaj: Po me mua ç’do bëhet?
Berisha: Lapaj ti bëhesh, madje je bërë, ti je e ardhmja që nuk vjen kurrë, prandaj quhet e ardhme, eja tani të nisim vjedhjen e narkoramës.