• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I quajti “kazan”, gazetarja italiane i përgjigjet Ramës: Gënjen, kam prova e fakte
Home
Sociale

I quajti “kazan”, gazetarja italiane i përgjigjet Ramës: Gënjen, kam prova e fakte

13 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vjen pergjigja e radhes e gazetares italiane, pjese e ekipit qe realizoi reportazhin e emisionit investigativ italian “le lene”, per femijet qe punojne ne Bulqize, pas deklarates se kryeministrit Rama, “se edhe atje ka kazane sa te duash”.

Në një komunikim përmes e-mail, Newsbomb pyeti gazetaren Alice Martinelli nëse akuzat e kryeministrit Rama qendronin apo jo. Martinelli u përgjigj duke thënë se ato që Rama ka artikuluar kundër tyre janë absolutisht të pavërteta.

Në përgjigjen e saj gazetarja Martinelli thotë se për këtë gjë, ajo bashkë me kolegun e saj kanë provat që tregojnë se filmimet janë aktuale dhe të marra gjatë muajit tetor të këtij viti.

Në fund Alice Martinelli sqaron se kryeministrit shqiptar i leverdis që të thotë atë ka thënë, por se e vërteta është ndryshe.

Më poshtë e-maili i gazetares Alice Martinelli:

Përshëndetje Ardit,

Ajo që thotë kryeministri është e rreme, si dhe dëmton punën tonë. Pamjet janë realizuar më pak se një muaj më parë. Unë dhe kolegu im arritëm në Bulqizë më 13 tetor 2017 dhe kemi xhiruar imazhet dhe intervistuam nga 14 deri më 16 tetor 2017.

Ne kemi dëshmi për atë që themi, kemi foto dhe video me datën e regjistrimit, biletat e hoteleve, faturat e ushqimit … Të gjitha.

Kryeministrit sigurisht që i leverdis ta thotë këtë, por realiteti është një tjetër.

Punë të mbarë!

Ja çfarë tha Rama para disa ditësh për reportazhin e “Le Iene” në Bulqizë:

“Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën me filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”

Por pas këtyre akuzave shumë të ashpra të Ramës, redaksia e newsbomb.al u vu në kërkim dhe arriti që të lidhej në kontakt me gazetarët italianë, autorë të reportazhit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Revoltohet këngëtari shqiptar: Muzika forca ime kryesore
Previous article LSI KUNDËR PR. BUXHETIT 2018/ Vasili: Do të votojmë kundër rrënimit dhe varfërisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT