• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qindra balerina shqiptare arrestohen nga policia kosovare në klabet e natës
Home
Aktualitet
Kronikë

Qindra balerina shqiptare arrestohen nga policia kosovare në klabet e natës

7 November, 2017 k.autor Kronikë

123 femra shqiptare janë zbuluar se punonin si balerina në lokale të ndryshme në Kosovë, në mënyrë të paligjshme, gjatë një aksioni të policisë atje, që nga 3 nëntori.

Aksioni

Policia e Kosovës bën me dije se: Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e asistuar nga njësit vartëse të drejtorive rajonale policore, duke filluar nga data 03.11.2017 ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Pjesë e realizimit të këtij plani kanë qenë njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, duke përfshirë atë për migrim dhe të huaj, njësitë për reagim të shpejtë dhe njësitet patrulluese të DRP-ve.

“Implementimi i planit operacional i quajtur ‘Vjeshta 2017’, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në (30) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (4) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit, raste këto të administruara në nivel lokal policor, përderisa janë konfiskuar (2) revole e tipit TT, tre (3) karikator, (16) copë municione, (3) thika ushtarake dhe (1) qese e vogël me narkotik e dyshuar e llojit marihuanë.

Bëhet e ditur se kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (212) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre;

Ø Shtetase të Shqipërisë ——-123

Ø Shtetase të Malit të Zi ———-1

Ø Shtetase e Maqedonisë ———2

Ø Shtetase të RKS-së ———– 86

Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lëndëve në fjalë.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Humb jetën tragjikisht i riu
Previous article Shpërthen Rozana Radi: Mos luani bixhoz me artin se është turp!

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT