Ndërtesa më e lartë në Europë është pothuajse gati. E ngritur mbi kompleksin e ri ujor në Shën Petersburg, Rusi, kulla e Qendrës Lakhta do të jetë e lartë 462 metra, duke e bërë atë “superndërtesën” e parë të qytetit.
Kulla 87 katëshe është e dizejnuar në forëm spiraleje, me një kënd 90 gradë nga baza deri në majën e saj. Kjo e bën atë një nga shembujt më të veçantë arkitekturorë të një qiell-gërvishtësi spiral.
Qendra Lakhta merr “titullin” e ndërtesës më të lartë të Evropës pas “Kullës së Federatës së Moskës”, e përfunduar më 2017, e cila është e lartë 374 metër. Moska është gjithashtu “shtëpi” e pesë nga gjashtë ndërtesava më të larta në botë, e tani përmbys rekordin e “Shardjan” e Londrës, e cila ishte më e larta e kontinentit në 2012, në 310 metra (1,016 metra) të gjatë.
Sipas Philip Nikandrov, arkitekti i projektit, fasada e ndërtesës do të përfundojë brënda verëse ndërsa në pajisjën e brendshme do të të punohet edhe përgjatë vitit 2019.
Themelet e ndërtesës zhyten në 82 metra në tokë, duke rezultuar si një tjetër rekord botëror për “masivin më të madh të betoni” (një rekord që mbahej nga një shesh në Dubai dy vjet më parë).
Erërat afër majës së kullave fryjnë me shpejtësi deri në 85 mph, kështu që struktura është e mbrojtur nga 15 kolona perimetrike që shmangin kontaktin e drejpërdrejtë me stukturën e saj.




