• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA TËRHEQ LIGJIN PËR AGJENTËT E HUAJ/ Qytetarët në Gjeorgji nuk ndalojnë protestat
Home
Nderkombetare

QEVERIA TËRHEQ LIGJIN PËR AGJENTËT E HUAJ/ Qytetarët në Gjeorgji nuk ndalojnë protestat

9 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, për të natën të tretë me radhë, pavarësisht se partia qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, u zotua se do të tërheqë Ligjin kundërthënës për “agjentë të huaj” nga Parlamenti.

Protestuesit më 9 mars u mblodhën sërish jashtë Parlamentit, ku valëvitën flamujt të Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Protestat nisën më 7 mars pasi Parlamenti votoi legjislacionin për agjentë të huaj, që mbështetej nga partia në pushtet. Kritikët kanë paralajmëruar se legjislacioni, që detyron organizatat e shoqërisë civile që pranojnë mbi 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë të klasifikohen si “agjentë të huaj”, është i njëjtë me legjislacionin e miratuar në Rusi.

Në protestat e 7 dhe 8 marsit, protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë dhe u arrestuan të paktën 77 persona dhe rreth 50 policë u lënduan.

Policia përdori gaz lotsjellës, shok-bomba dhe topa uji kundër protestuesve.

Përballë protestave dhe kritikave të ashpra nga Perëndimi, Ëndrra Gjeorgjiane njoftoi më 8 mars se do të tërhiqte legjislacionin duke thënë “si parti e Qeverisë që është e përgjegjshme për çdo anëtar të shoqërisë, ne kemi vendosur që ta tërheqim projektligjin që e kemi mbështetur”.

Por, mbrëmjen e 8 marsit protestuesit sërish dolën në rrugë duke kërkuar nga Qeveria që zyrtarisht të tërheqë ligjin dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit.

Më pas Ministria e Brendshme gjeorgjiane njoftoi se të gjithë protestuesit që u arrestuan u liruan, por hetimet për aktet e dhunës do të vazhdojnë.

Në mbrëmjen e 9 marsit, presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, u dërgoi një mesazh mbështetjeje protestuesve përmes një video-adresimi.

“Para së gjithash, dua t’iu uroj të gjithëve si shoqëri për këtë fitore të parë të këtij lloji. Mirëpres përmirësimin e hapave të ndërmarra nga Qeveria për faktin se ata u tërhoqën nga ky draft-ligj”, tha ajo.

Ajo tha se Qeveria duhet të marrë parasysh “fuqinë e vërtetë të njerëzve. Ajo që kemi parë rrugët e Tbilisit është unitet. Nëse ne jemi shtet demokratik, nuk duhet që Qeveria dhe Parlamenti të mos marrin parasysh zërin dhe vullnetin e popullit”.

Partitë opozitare përmes një deklarate të përbashkët thanë më 9 mars se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë garanci se “Gjeorgjia është në kursin pro-perëndimor”.

Opozita shpesh ka kritikuar Ëndrrën Gjeorgjiane se është shumë e afërt me Moskën, e cila mbështet separatistët në rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDON "VËLLAIN E MADH"/ Luizi: Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron vetëm nëse…
Previous article BE LIBERALIZOI VIZAT PËR KOSOVËN/ Reagon Vuçiç: Po inkurajojnë qëndrimet e Kurtit. Mos krijimi i Asociacionit…

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT