• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekretare e Përgjithshme e RCC/ Qeveria nis lobimin për Majlinda Bregun. Ministri Bushati mëngjes pune me 13 ambasadorë
Home
Shqipëri

Sekretare e Përgjithshme e RCC/ Qeveria nis lobimin për Majlinda Bregun. Ministri Bushati mëngjes pune me 13 ambasadorë

9 February, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Qeveria shqiptare nis sot zyrtarisht lobimin per Majlinda Bregun e cila eshte kandidate per sekretare te Pergjithshme e Keshillit te Bashkepunimit Rajonal me qender ne Sarajeve.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, ne oren 09.00 ka organizuar nje mengjes pune ne ambjentet e dikasterit te tij, me 13 ambasadore te akredituar ne Tirane, per ti prezantuar kandidaturen shqiptare të Majlinda Bregut.

Ky eshte hapi i pare zyrtar i qeverise, per te nisur nje fushate lobimi ne menyre qe kandidatura e Shqiperise te mund te jete fituese ne nje proces ku nje kandidature tjeter e fuqishme, mendohet te jete ish ministri i Financave te Malit te Zi, i cili gjithashtu ka nje CV shume te pasur dhe me nje pervoje te madhe politike dhe akademike.

“Regional Cooperation Council”, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Fakti qe Majlinda Bregu eshte kandidatura e vetme e Shqiperise dhe se per kete po lobohet nga ministri i Puneve te Jashtme, tregon se ne nje fare menyre, ajo eshte kandidature e qeverise, pavaresisht se zonja Bregu e mohon kete.

Kur lajmi i kandidimit te saj u be publik disa dite me pare ne media me ane te nje statusi ne Facebook, zonja Bregu reagoi. Ky eshte statusi i saj i plote:

REAGIMI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT:

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leipzig-Augsburg, e premtja është e zezë për ekipin udhëtues
Previous article Ish portieri i Romës: Alisson vlen €70 mln, PSG, Real e Barça nuk refuzohen!

Redaktor1

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT