• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QEVERIA SHPËRBLIME PËR PAK DHE FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE / Ja vlera që do të marrin
Home
Sociale

QEVERIA SHPËRBLIME PËR PAK DHE FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE / Ja vlera që do të marrin

19 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Qeveria vendosi sot të akordojë paketën e solidaritetit për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar.
“Çdo familje përfituese e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim, me rastin e festave te fundvitit. Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmëndjen dhe përkujdesin e qeverisë per ata që kanë nevojë për përkujdes dhe mbështetje në këtë prag festash”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke prezantuar paketën e fundvitit.

Qeveria ka përcaktuar një buxhet prej 396 147 000 (treqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion e njëqind e dyzet e shtatë mijë) lekë në funksion të paketës së solidaritetit së fundvitit.

Nga paketa e solidaritetit e fundvitit të miratuar nga qeveria do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.

Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë të cilët do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit për vitin 2018 janë:
a) Familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;
b) Familje të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.
Pas vendimit për shpërblimin e pensionistëve, ky vendim tregon vëmendjen e Qeverisë për shtresat më në nevojë në këtë prag festash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRDORIM DETYRE/ “Nga tokë arë në shkurre”, KLSH kallëzon dy ish-punonjës të ATP
Previous article “SHPERTHEU NDAJ RAMES”/ Të riut i dalin FOTOT me Koço Kokëdhimën: Shqipëria do...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT