Qeveria ka botuar dje në Fletoren Zyrtare zonat e reja ku do të ndërtohet për të gjithë ata qytetarë që humbën banesat e tyre pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Fatura përfundimtare e dëmeve nuk bëhet ende e ditur, (do behet e ditur sot) por më herët kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me ministrin italian, Di Maios, u shpreh se fatura shkon në 1 miliard euro. Tërmeti i 26 Nëntorit shkatërroi mijëra banesa dhe shkaktoi 51 viktima.
18 ZONAT E REJA
-Njësia administrative Shijak
-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin
-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë
-Njësia administrative Laç, Kurbin
-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;
-Bubq
-Fushë-Krujë, bashkia Krujë
-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone
-Në bashkinë Vorë një zonë
-Në bashkinë Kavajë një zonë
9 zonat e reja në Tiranë:
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësitë Administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Pezë, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë
Zona ku do të ndërtohen këto qendra banimi janë në Bubq, Fushë-Krujë, në Lacc, në Durrës dhe Tiranë, Vorë dhe në Bashkinë Kavajë.
Me shpalljen e këtyre zonave zhvillimore qeveria i jep njësive zbatuese si Bashkive dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim të drejtën për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone








