• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA POPULISTE/ BE paralajmëron Italinë për “shpenzimet ambicioze”
Home
Nderkombetare

QEVERIA POPULISTE/ BE paralajmëron Italinë për “shpenzimet ambicioze”

29 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

“Populli italian do të përfundojë keq nga planet e qeverisë populiste për shpenzime ambicioze”, paralajmëroi Bashkimi Evropian.

Komisionari për Ekonomi i BE-së, Pierre Moscovici, tha se planet për deficit buxhetor, për 2.4% të bruto prodhimit të brendshëm, vetëm se do ta rrisin edhe më shumë borxhin e Italisë prej 2.3 trilionë eurosh.

Por, Qeveria e Italisë, e cila mohon se kërkon konflikt me Brukselin, thotë se borxhi do të bie.

Megjithatë, njoftimi për buxhetin bëri që tregjet në Itali të bien për gati 4% të premten, ndërsa euro ra nën 1.16 dollarë, për herë të parë në dy javë.

Moscovici tha se Komisioni Evropian nuk ka interes “për ndonjë krizë me Italinë”, por shtoi se Italia “nuk po i respekton rregullat” dhe “nuk po e zvogëlon borxhin e saj eksploziv”.

Vendimi i Italisë për buxhetin është nën kufirin e BE-së për deficit prej 3% të bruto prodhimit vendor.

Por, Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, ka premtuar se do ta ulë borxhin e saj, i cili qëndron në 131% të prodhimit kombëtar – i dyti pas Greqisë.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel ende shpresojnë se forcat e tregut do ta bindin Italinë që t’i ndryshojë planet buxhetore, përpara se ato t’i dorëzohen formalisht Komisionit të BE-së, në mes të tetorit.

Nëse objektivat e deficitit mbeten të pandryshuara deri në afatin e tetorit, Komisioni mund t’ia refuzojë projektbuxhetin Italisë, diçka që kurrë nuk ia ka bërë ndonjë vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “A I TËRHEQIN DJEMTË SHQIPTARË VAJZAT PLOT ME MUSKUJ?”/ Bodybuilder-ja i jep fund enigmës
Previous article “DHUNA MBETET E LARTË NË SHQIPËRI”/ Publikohet studimi: 7 nga 10 fëmijë tregojnë se…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT