• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA PAKETË LIGJORE/ Kundër ndërtimeve pa leje. Konfiskohet ose shembet objekti dhe ndërtuesi rrezikon burg
Home
Politikë

QEVERIA PAKETË LIGJORE/ Kundër ndërtimeve pa leje. Konfiskohet ose shembet objekti dhe ndërtuesi rrezikon burg

23 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kush ndërton me pa leje, duke tejkaluar masën 50% të sipërfaqes totale, ndërtesa do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit, ndërsa ndërtuesi do të ndiqet penalisht. Kush ndërton pa leje, duke tejkaluar me 2 % sipërfaqen ndërtimore pe leje, do t’i prishet objekti, do paguajë gjobë të barabartë me vlerën e ndërtimit pa leje si dhe do të ndiqet penalisht.

Kështu parashikon paketa më e fundit ligjore e qeverisë, për goditjen e abuzimeve me ndërtimet, shkeljet me lejet e ndërtimi dhe çdo formë cenimi të pronës publike.

Ndryshimet ligjore janë prezantuar sot nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Do të bëhen ndryshime në ligjet për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit si dhe në Kodin Penal.

Ministrja Gjonaj tha se ndryshimet ligjore vijnë edhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Nisur dhe nga fatkeqesia natyrore e 26 nëntorit 2019 si pasojë e shembjes së një sërë pallatesh e një sërë ndërtesash u vu re një boshllëk ligjor që nuk ndante përgjegjësitë dhe rolet e gjithë subjekteve që merrnin pjesë në zinxhirin e projekteve zhvillimore dhe ndërtimore, përfshirë këtu ndërtuesit, projektuesit, kolauduesit  apo edhe inxhinierët dhe të gjithë subjektet e këtij procesi”, tha Gjonaj.

Përveç përcaktimit të përgjegjësive për çdo shkelje, do të ketë edhe një listë të zezë me ndërtuesit e abuzues.

“Një risi në tërësinë e kësaj pakete është përfshirja në një listë të zezë të gjithë atyre projekteve zhvillimore të cilët ndërtojnë apo zhvillojnë veprimtari ndërtimore në kundërshtim me ligjin dhe lejet”, tha Gjonaj.

Ministri Lleshaj tha se policia tashmë do të fokusohet edhe tek zyrtarët e lartë të implikuar në ndërtime pa leje.

“Policia nuk do të merret thjeshtë dhe vetëm me atë që bëjnë mëkate në fushën e ndërtimit por dhe me zyrtarët që mbyllin një sy apo bashkëpunojnë në mënyrë korruptive me ata që shkelin ligjin në fushën e ndërtimit”, tha Lleshaj.

Ministrja Balluku u ndal tek detajet e paketës ligjore.

“Projektuesi është përcaktuar për të mbajtur përgjegjësi profesionale nëpërmjet lidhjes së një kontrate sigurimi për çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij. Një pjesë e mirë e ndërtesave nuk përmbushin kushtet për mbrojtjen nga zjarri apo kushte antisizmike”, tha Balluku.

Ndryshimet ligjore do të paraqiten së shpejti në formë projektligjesh në Kuvend, për t’u shqyrtuar dhe miratuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Fundi i lojës për ta vendosur Këshillin Politik, mbi Parlamentin!
Previous article UPS! Azet kapet mat me të dashurën, kush është vajza që i ka marrë zemrën? (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT