Duke nisur nga viti 2019 qeveria ka premtuar rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia.
Në një konferencë për shtyp ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.
“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë. Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, -tha Ahmetaj.


