• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Qeveria hap garën për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, afat deri më 31 maj
Home
Ekonomi

Qeveria hap garën për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, afat deri më 31 maj

25 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Qeveria ka çelur fazën e parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e lidhjes së re Tiranë-Rinas. Referuar dokumentit të shpallur nga Hekurudha Shqiptare, afati për paraqitjen e dokumenteve për fazën e parakualifikimit është 31 maj 2018.

 

 

Në dokument thuhet se linja Tiranë-Durrës është ajo me volumin më të lartë të trafikut për sa i përket rrjetit hekurudhor, duke mundësuar rilidhjen e kryeqytetit të vendit me Durrësin, portin më të madh në vend. Në përgjithësi, linja hekurudhore shtrihet në zonë të sheshtë dhe më pak kodrinore, kryesisht në Vorë dhe Rrashbull, por në përgjithësi paraqitet me karakteristika gjeometrike të lehta.

Linja e re hekurudhore, që do të lidhë aeroportin me Tiranën nis në kilometrin 27 të linjës Tiranë-Durrës dhe shkon shumë afër aeroportit, duke nënkuptuar se aty do të kemi një stacion. Kontrata përfshin një seri punimesh, të cilat përshkruhen të gjitha të detajuara në shpalljen e bërë nga ana e Hekurudhës Shqiptare. Ndërtimi duhet të bëhet 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro, nga të cilat 36.9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe një grant nga Bashkimi Europian me 35.4 milionë lekë. Vlera e TVSH dhe kostot lokale parashikohen që të mbulohen nga qeveria.

Në fazën e ndërtimit të projektit priten të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200. Është përllogaritur edhe vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas ngjarjes së tmerrshme mes tifozëve, UEFA merr vendim të ashpër
Previous article “Kurrë mos thuaj kurrë”, Bale s’e hedh poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Bayernit

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT