• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qeveria e Spanjës emëron ministrat e saj në Katalonje
Home
Botë

Qeveria e Spanjës emëron ministrat e saj në Katalonje

29 October, 2017 Ina.Autor Botë

Pas shpërbërjes së qeverisë separatiste, qeveria qendrore e Spanjës në vend të ministrave të shkarkuar ka emëruar ministrat e rinj.

Sipas dekretit të publikuar në ‘Gazetën zyrtare’ thuhet se në vend të presidentit të qeverisë rajonale të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe të zv/presidentit Oriol Junqueras është emëruar zv/kryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria.

Edhe ministritë e qeverisë lokale tash e tutje do të jenë të lidhur me ministritë e qeverisë qendrore.

Në një deklaratë nga qeveria qendrore thuhet se parashikohet që detyrat e reja të dorëzohen pas qeverisë së re e cila do të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme lokale në Katalonjë, e cila ishte bërë e ditur se do të mbahet më 21 dhjetor.

Në anën tjetër njoftohet se Kryeprokurori i Spanjës do të kërkojë të ngrihet padi penale në Gjykatën e Lartë ndaj Puigdemontit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë, anëtarëve të këshillit të parlamentit lokal dhe për ata të cilët kanë votuar “pro” gjatë shpalljes së njëanshme të pavarësisë me pretendim se kjo është “kryengritje kundër shtetit”.

Mediat spanjolle shkruajnë se politikanët separatistë të Katalonjës mund të dënohen me burg deri në 30 vite, shkruan AA.

Në anën tjetër në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, sot u mbajt protestë për unitetin e Spanjës. Mijëra persona të cilët u mblodhën në sheshin Colon me flamuj të Spanjës brohoritën slogana për mbrojtjen e unitetit dhe sovranitetit kombëtar të shtetit.

Protestuesit përmes pankartave i dhanë mbështetje xhandërmarisë spanjolle ku kërkohej dërgimi i Puigdemont-it në burg. Pritet që nesër në Barcelonë të organizohet një protestë e madhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Katalonjës.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Super gol nga 45 metra ne Angli (VIDEO)
Previous article Kapen 55 kg marijuanë në Greqi, pranga dy të rinjve shqiptarë. Si tentuan ta fshihnin drogën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT