• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E RE/ Përplasja VV – LDK për presidentin, Konjufca zbulon prapavijën e mosmarrëveshjes
Home
Rajon

QEVERIA E RE/ Përplasja VV – LDK për presidentin, Konjufca zbulon prapavijën e mosmarrëveshjes

4 December, 2019 k.autor Rajon

Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV, mbrëmë në emisionin Pressing të Televizionit 7, foli për mosmarrëveshjet mes VV-së dhe LDK-së lidhur me ndarjen e pushtetit për qeverisje të ardhshme. Konjufca deklaroi se marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk u arrit pasi LDK-ja kushtëzoi marrëveshjen me postin e Presidentit që do ta zëvendësojë Hashim Thaçin. Ai u shpreh se dy partitë u dakorduan që ministritë të ndahen pesë me pesë dhe që LDK-ja të zgjedhë e para. VV-ja nuk u pajtua as me zgjedhjen e parë të LDK-së për postet ministrore e që ishte Ministria e Punëve të Brendshme, premtim ky elektoral i partisë së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing.

Tutje, Konjufca tha se VV-ja nuk e priste këtë kushtëzim.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse, siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.

Konjufca tha se edhe pse kanë dalë fitues të zgjedhjeve kanë bërë kompromise që të lidhin koalicion me LDK-në.

“Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK-në”, tha Konjufca.

“Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e parë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajuar se çka do të bëjmë”.

“Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB-në”, u shpreh Konjufca në Pressing.

Ai tha se VV-ja ka propozuar ndarjet ministrore në mënyrë të barabartë, por Presidenti të jetë i padiskutueshëm.

“Ky është kompromisi ynë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”.

Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV-së do të jenë pjesë e Kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë negociatave për marrëveshjen e koalicionit, Vetëvendosja nuk ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës 7 ministri në këmbim të postit të presidentit.

“Nuk ia kemi kërkuar LDK-së 7 ministri në këmbim të postit të presidentit”, është shprehur Konjufca.

Ndryshe, LDK-ja dhe VV-ja nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK-ja kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Sali Berisha ndjell vdekje: E mbuluan njërin nën rrënoja sot, dëgjohen klithma (VIDEO)
Previous article "KA BËRË DY SHKELJE TË RËNDA"/ Spartak Ngjela: Ilir Meta ka hyrë në “listën e zezë”, fati i tij është vulosur

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT