• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E RE/ Kjo është gruaja që Albin Kurti ka vendosur t’i besojë Ministrinë e Ekonomisë në kabinetin e ri
Home
Rajon

QEVERIA E RE/ Kjo është gruaja që Albin Kurti ka vendosur t’i besojë Ministrinë e Ekonomisë në kabinetin e ri

3 February, 2020 F.autor Rajon

Në kabinetin qeveritar të Kosovës, ashtu si Shqipëria disa vite më parë, ekzistojnë dy ministri të posaçme, të cilat funksion kryesor kanë çështjet ekonomike.

Ndërsa e para dhe ndër më kryesoret është Ministria e Financave, si institucioni bazë që merret me kontrollin e shpenzimeve publike, administratën tatimore dhe doganat e një shteti, të cilin z.Kurti ia ka besuar Besnik Bislimit, ministria e Ekonomisë trajton çështjet si zhvillimin e politikave makroekonomike dhe mbajtjen në nivelin e duhur të indikatorëve kryesorë si inflacioni dhe bilancet tregtare, si dhe projektimet për zhvillimin ekonomik/

Këtë detyrë të rëndësishme Z.Kurti ka vendosur t’ia besojë Rozeta Hajdarit, një figurë që nuk është mjaft e njohur për publikun e shqiptarëve të Kosovës.

Hajdari është e lindur në Pejë dhe tashmë jeton në Prishtinë, ku ka edhe firmën e saj private ‘R&V Consulting’, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Po ashtu, dihet se ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Znj.Hajdari është rritur në Pejë dhe  ka qenë studente në Gjimnazin “Bedri Pejani” të këtij qyteti. Pastaj është shkolluar në Suedi, ku ka përfunduar dhe universitetin atje.

Ajo ka studiuar në Universitetin Linnaeus, që ndodhet në qytetin Vajxo në Suedi.

Qeveria është votuar në ditën e sotme me 66 vota pro, pas disa orësh maratonë diskutimi në Kuvend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI E PASHË FILMIN/ "I love Tropoja" e Ermalit dhe dy fjalë për ata që presin dokumentar dhe jo komedi!
Previous article INTERVISTA/ Ermal Mamaqi rrëfen sekretet e “I Love Tropoja”: Momenti më i sikletshëm ishte puthja me Brunon. Pse e ftova Edi Ramën

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT