• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E RE/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK, ja si do të ndahen 12 ministritë
Home
Rajon

QEVERIA E RE/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK, ja si do të ndahen 12 ministritë

1 December, 2019 Delo.autor Rajon

Nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Në takimin që u mbajt dje në mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vije koha”.

Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet nesër, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen nesër.

“Nuk mundemi ende të shpalosim asnjë detaj nga marrëveshja, meqenëse nesër është paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion VV-LDK, atëherë aty do t’i shohim të gjitha detajet”, ka thënë ai për KosovaPress.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, kanë harmonizuar 100 për qind programin qeverisës.

Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak, 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re. E sipas të gjitha gjasave, dita e hënë pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI TERRORIST ME THIKË NË LONDËR/ Boris Johnson: 74 terroristë të dënuar janë liruar nga burgu para kohës
Previous article LARGOHEN FORCAT E RUMANISË NGA SHQIPËRIA/ Balla: Kontribut të çmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT