• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për DIALOGUN me Serbinë
Home
Rajon

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për DIALOGUN me Serbinë

24 December, 2018 F.autor Rajon

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky Projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim.

“Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, tha Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Po ashtu, ligji rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror. Mes tjerash, ligji definon qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

Institucionet e Kosovës po i bëjnë përgatitjet për fazën finale të bisedimeve me Serbinë, në kuadër të dialogut që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Sipas Prishtinës zyrtare, synimet janë që në fund të këtij procesi, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje e cila do të ishte ligjërisht obligative për të dy shtetet, me anë të së cilës Kosova do të siguronte edhe ulësen e saj në Kombet e Bashkuara, shkruan rel.

Megjithatë, platforma, ligji dhe ekipi negociator që pritet të marrin edhe miratimin e Kuvendit të Kosovës, nuk e kanë edhe mbështetjen e dy subjekteve më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SQARON SITUATËN ME ROMËN/ Panucci: E vërteta është që unë me klubin…
Previous article THUR ELOZHE YLLIT TË INTERIT/ Adriano: Ai është një lojtar i madh, do të kishim qenë...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT