• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QERA PA AFAT”/ Qeveria merr vendimin: Banorët e ‘Unazës së Re’ do të përfitojnë…
Home
Sociale

“QERA PA AFAT”/ Qeveria merr vendimin: Banorët e ‘Unazës së Re’ do të përfitojnë…

30 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli i Ministrave ka vendosur që disa familje që preken nga zbatimi i projektit “Unaza e Madhe” në segmentin “Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës” do të përfitojnë pagim pa afat të qerasë së plotë në banesat sociale në Shkozë.

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar pikën 1 të vendimit nr 230, datë 13 mars 2015, ku thuhej se këto familje përfitonin pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare dhe ka shtuar një pikë te re, ku cilësohet se financimi i qirasë për familjet përfituese do të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe për zbatimin e tij janë ngarkuar ministria përgjegjëse për strehimin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, Enti Kombëtar i Banesave, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tiranë

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 30 e 33, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në vendimin nr.230, datë 13.3.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:

1. Pas lidhjes 2/2 shtohet lidhja 2/3 me listën emërore të subjekteve që do të trajtohen me qira, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Lista emërore sipas lidhjes 2/3 dhe lista emërore e familjeve që nuk janë paraqitur për tërheqjen e qirasë të verifikohen nga Enti Kombëtar i Banesave dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me njësinë administrative që mbulon zonën.

2. Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin.”.

3. Pika 1/1 shfuqizohet

4. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/2 e 1/3, me këtë përmbajtje: “1/2. Financimi i qirasë për familjet përfituese të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin, 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe zbatimi të bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave. Për vitin 2018, familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia Tiranë përfitojnë vetëm diferencën ndërmjet qirasë së vlerësuar nga EKB-ja me shumën e bonusit që kanë përfituar nga Bashkia Tiranë. 1/3. Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin.”

5. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.

6. Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit” zëvendësohet me fjalët “… ministria përgjegjëse për strehimin …”.

7. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, Enti Kombëtar i Banesave, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET SUPER YLLI KROAT/ Rimëkëmbja e Luka Modric: 10-shi më i mirë i vitit 2019
Previous article GATI "THESARI" I KLUBIT "BAVAREZ"/ Bayern Munchen rinovon skuadrën me tre yje

k.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT