• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

16 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QENTË PO ZBULOJNË COVID MË SAKTË SE TAMPONAT”/ Mjeku: Rezultati del për 10 sekonda…
Home
Sociale

“QENTË PO ZBULOJNË COVID MË SAKTË SE TAMPONAT”/ Mjeku: Rezultati del për 10 sekonda…

29 October, 2020 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në mbarë botë, autoritetet po trajnojnë qentë të 3 racave për të zbuluar Covid-19. Kjo formë e detektimit të koronavirusit po përdoret tashmë në shumë vende të botës përfshirë në Rusi, Finlandë, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.

Sipas zyrtarëve, qentë mund të detektojnë koronavirusin edhe nëse në një person, prania e këtij virusi është e ulët. Zyrtarët thonë se qentë bëjnë zbulimin e viruseve më shpejt sesa laboratorët.

Qentë mund të zbulojnë përmes nuhatjes deri në 100% të të infektuarve nga COVID-19. Zbulimi është bërë nga një ekip shkencëtarësh franko-libanezë kanë kryer eksperimente me qen të stërvitur posaçërisht.

Që në korrik të këtij viti Ushtria Gjermane (Bundeswehri), në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover nisën një projekt për teste me dhjetë qen. Qentë e përfshirë në eksperiment i takonin Shkollës së Qenve të ushtrisë gjermane.

Në projekt u përfshinë qen të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipogliceminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftë si e tyre bazohej edhe projekti për Covid-19.

Në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’, mjeku veteriner Martin Llazani theksoi se qentë janë më të sigurt se tamponët për zbulimin e koronavirusit. Ai bëri të ditur se saktësia e tyre është 94 për qind.

“Qentë kanë kohë që përdoren për zbulimin e shumë sëmundjeve. Kemi vite që kemi qen që janë të trajtuar për të dedektuar luhatjet e insulinës te diabetikët. Kemi vite që qentë përdoren për të paralajmëruar njerëzit epileptikë në momentin që atyre ju vjen një krizë.

Kanceri i gjirit mund të dallohet nga qentë shumë kohë më para mamografive dhe testeve të tjera.

Edhe testet e Covid-it janë e njëjta gjë. Ky studim për qentë ka që në fillim. Në 94 për qind të rasteve qentë kanë pikasur rastet me Covid-19.

Qeni është shumë më i shpejtë dhe jep rezultatin në vetëm 10 sekonda. Qeni ka nuhatje 10 mijë herë më shumë se njeriu”, sqaroi mjeku veteriner.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË VLORË/ Katër persona rrahin dhe bëjnë për spital 56-vjeçarin, e goditen me sende të forta
Previous article DONI TË REDUKTONI ANKTHIN DHE STRESIN? Ja çfarë ushqimesh duhet të konsumoni në mëngjes

shqipe.autor

Postime të ngjashme

DËBORA "MBULON" JUGLINDJEN E VENDIT/ ARRSH informon mbi gjendjen e akseve në vend Aktualitet

DËBORA "MBULON" JUGLINDJEN E VENDIT/ ARRSH informon mbi gjendjen e akseve në vend

"E KAM MARRË PARASYSH..."/ Rrëfimi i rrallë i Edi Ramës, pas dhunës barbare nga njerëzit e Berishës në 1997 Breaking News

"E KAM MARRË PARASYSH..."/ Rrëfimi i rrallë i Edi Ramës, pas dhunës barbare nga njerëzit e Berishës në 1997

LAJM I MIRË/ OBSH-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania, për pacientët COVID-19 në Shqipëri Aktualitet

LAJM I MIRË/ OBSH-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania, për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Facebook Comments

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave? Blog

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

FRROK ÇUPI/ Rigoni dhe samiti i Tiranës Blog

FRROK ÇUPI/ Rigoni dhe samiti i Tiranës

VILMA BELLO/ Proces moral apo anarki? Blog

VILMA BELLO/ Proces moral apo anarki?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita e Albinit është më pranë fitores se opozita e Lulzimit? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita e Albinit është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT