Një qen kërkimi ka shpëtuar një mace, e cila kishte mbetur nën rrënojat e pallatit të shembur si pasojë e lëkundjeve të forta nga tërmeti.
Macja kishte më shumë se 30 orë e bllokuar dhe kishte humbur thonjtë në përpjekje për të dalë nga rrënojat.
Qeni i quajtur Bob e pikasi macen dhe ajo u arrit që të shpëtojë. Pasi iu dorëzuar pronarit të saj, maces iu vendos një tjetër emër. Tashmë ajo do të quhet Umut, që do të thotë shpresë.
Pas goditjes nga tërmeti 6,6 të shkallës Rihter, u shembën 9 ndërtesa në Turqi dhe kishte dëme edhe në ishullin Samos të Greqisë. Deri në këto momente janë raportuar 62 viktima dhe mbi 900 të plagosur.
Ndërkohë vijojnë akoma kërkimet për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.