• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QENDRON PAS PROTESTAVE…”/ Parlamenti rus akuzon SHBA-në për ndërhyrje politike
Home
Nderkombetare

“QENDRON PAS PROTESTAVE…”/ Parlamenti rus akuzon SHBA-në për ndërhyrje politike

21 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Politikanët rusë akuzuan Shtetet e Bashkuara se përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Moskë për këshillin e qytetit, duke ndihmuar në organizimin e mitingjeve masive. Por Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë një akuzë të tillë. Këtë javë parlamenti rus ngriti një komision për të hetuar ndërhyrjet e huaja në zgjedhje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Yulia Savchenko njofton nga Moska.

Parlamenti rus pretendon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas mitingjeve masive të opozitës, sikurse kjo protestë e kohëve të fundit në Moskë.

Anëtarët e parlamentit, të cilët u kthyen nga pushimet për një seancë të jashtëzakonshme të hënën, akuzuan Perëndimin për mbështetje të demonstratave për të ndikuar në zgjedhjet e muajit shtator për këshillin e qytetit të Moskës.

“Kjo është e papranueshme kur bëhet fjalë për një ndërhyrje kaq cinike nga vendet e huaja, kur në faqet e internetit të Departamentit amerikan të Shtetit dhe ambasadës si dhe në disa media në pronësi të shtetit, bëhet thirrje për të marrë pjesë në demonstrata pa leje”, tha kryetari i Dumës ruse Vyacheslav Volodin.

Parlamenti rus ka ngritur tashmë një komision për të hetuar ndërhyrjen e pretenduar të vendeve të huaja.

Demonstratat në Moskë nisën në korrik nxitur nga një vendim i autoriteteve zgjedhore për të ndaluar disa kandidatë të opozitës që të konkurojnë në zgjedhjet që zhvillohen në Moskë.

Sipas kryetarit të partisë komuniste ruse Genadi Zuganov protestuesit kanë marrë me miliona nga jashtë, për të organizuar tubimet.

“Pashë në faqen e internetit të ambasadës amerikane se si ishte orkestruar gjithçka këtu. Mbaj mend dhe pashë se si u orkestruan më parë, në Çekosllovaki, Rumani e Jugosllavi”, thotë Genadi Zuganov, drejtues i Partisë Komuniste ruse.

Zyrtarët rusë kritikuan ambasadën amerikane për publikimin e një harte në faqen e internetit në të cilën tregohej vendi i tubimit.

Diplomatët amerikanë thanë që postimi ishte pjesë e procedurës rutinë të ambasadës për të paralajmëruar qytetarët amerikanë për vendet ku siguria e tyre mund të jetë në rrezik.

Shtetet e Bashkura e hodhën poshtë pretendimin e Moskës për ndërhyrje të huaj.

Akuza duket se është një pasqyrim i pretendimeve amerikane për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, thonë disa vëzhgues.

“Këtu ka një element të imitimit dhe kjo është tejet e përhapur në politikën ruse. Ne thjesht po i përgjigjemi asaj që të tjerët bëjnë: është justifikimi i përgjithshëm”, thotë Sergey Parkhomenko, me profesion gazetar.

Enti rregullator i medias ruse Roskomnadzor i kërkoi kompanisë Google të filtrojë përmbajtjen në lidhje me tubimet, të ndalë dërgimin e njoftimeve për videot në YouTube, të ndalë transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave si dhe rastet e ndalimit të demostruesve.

Gazetari Sergey Parkhomenko parashikon se Moska do të marrë të tjera masa kundër fjalës së lirë.

“Ata e përdorin këtë situatë si një justifikim për të bërë edhe më shumë presion”, tha ai.

Seanca e parë e komisionit të posaçëm lidhur me ndërhyrjen e huaj në zgjedhje është planifikuar të mbahet në fund të muajit gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITUESI I LOTARISË MASHTROI ME DIPLOMËN/ Arrestohet sa doli nga Ambasada e SHBA
Previous article JUVENTUS-NEYMAR/ Zbulohet kush e nxori lajmin për të stabilizuar situatën

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT