• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËNDROI 5 JAVË NË KOMA DHE FRYMËMARRJE ARTIFICIALE/ Rrëfimi i shqiptarit që i mbijetoi Covid-19, si e transformoi virusi
Home
Breaking News

QËNDROI 5 JAVË NË KOMA DHE FRYMËMARRJE ARTIFICIALE/ Rrëfimi i shqiptarit që i mbijetoi Covid-19, si e transformoi virusi

27 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dita kur jeta e Valon Krasniqit pothuajse ndryshoi përgjithmonë ishte 17 gushti. Krasniqi, 30 vjeç, motoçiklist muskuloz, entuziast, sapo ishte kthyer nga pushimet me familjen në Shqipëri, kur papritur nuk ndihej mirë.

Një test për coronavirus tregoi se ai dhe motra e tij më e madhe janë infektuar me virusin. Por ndërsa motra shfaqte vetëm simptoma të lehta, Covid-19 shpërthen me ashpërsi të plotë te Valon Krasniqi.

Ai nuk ishte i vaksinuar – disa javë më parë kishte tentuar të caktonte një termin, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se fillimisht duhet t’u jepej përparësi të moshuarve, shkruan mediumi gjerman WDR.

Prej ditësh ai kishte temperaturë të lartë dhe mezi hante apo pinte ndonjë gjë. Pastaj ai mezi merrte frymë.

Familja e tij thërret ambulancën që e çon në një klinikë në vendbanimin e Krasniqit, Bergheim.

Por edhe aty mjekët dhe infermierët duhet të shikonin se si gjendja e 30-vjeçarit përkeqësohej me shpejtësi.

Pas një jave ai pësoi edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vinzenz në Këln.

Më 26 gusht, mjekët e atjeshëm kryen një operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të ulët gati katër muaj më vonë.

Burri i stërvitur mirë, i cili dikur peshonte 93 kilogramë, tani është vetëm një “hije e vetes”. Krasniqi është dobësuar për rreth 65 kilogramë.

Të bardhët e syve të tij janë zverdhur për shkak se mëlçia e tij pati probleme ndaj barnave të shumta që Krasniqi ka marrë në muajt e fundit.

Por Krasniqi buzëqesh, sepse ai mbijetoi.

Lufta me virusin filloi vërtet me koma. Në këtë moment mushkëritë e 30-vjeçarit ishin aq të dobëta sa mjekët duhet t’i bëjnë frymëmarrje artificiale.

Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndron i varur në ECMO, një lloj “mushkërie artificiale” që furnizon gjakun me oksigjen.

Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti i lidhur me aparatin.

Por është edhe familja që i jep forcë të riut, shkruan më tej mediumi gjerman.

Gruaja dhe motra e tij bëjnë gjithçka që munden për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij. Dhe merrte mbështetje nga ekipi i kujdesit intensiv.

E shoqja i përdor kryesisht vizitat për të dekoruar dhomën e spitalit me foto të të afërmve dhe miqve.

Ajo vendos fotografitë dhe letrat që mbesat dhe nipat e Krasniqit i shkruajnë për të. E gjithë kjo duhet ta motivojë atë të bëhet mirë.

“Rasti i z. Krasniqi është një histori e madhe suksesi”, thotë profesori Christian Strassburg, i cili aktualisht po trajton Krasniqin në Spitalin Universitar të Bonit.

Dhe për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERDHA PËR TURIZËM"/ 45 vjeçari shqiptar kapet brenda "shtëpisë së barit" në Angli
Previous article DOSSIER/ Zbulohen dokumentet sekrete, si u "kryqëzua Kadri Hazbiu: Bashkëpunëtorët e Mehmet Shehut tani i kemi në burg...

s.autor

Postime të ngjashme

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT