Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shëruar nga koronavirusi.
Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është rikthyer të merret me punët e partisë së tij.
Ai ka falenderuar qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe miqtë e shumtë që e telefonuan dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.” – ka thënë Veseli.