• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QENDËR E RE SHËNDETËSORE NË VAUN E DEJËS/ Manastirliu: Rehabilitojmë 120 qendra me buxhetin e ri
Home
Aktualitet

QENDËR E RE SHËNDETËSORE NË VAUN E DEJËS/ Manastirliu: Rehabilitojmë 120 qendra me buxhetin e ri

19 November, 2019 Delo.autor Aktualitet

Rindërtohet dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne qendra shëndetësore e Vaut të Dejës, duke siguruar një standard të ri shërbimi për banorët e kësaj bashkie dhe rrethinave. Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën e re, ku garantoi financimit për ta kthyer në një qendër 24 orëshe.

“Jam e kënaqur për standardin që sigurojmë për 48 mijë banorët e kësaj zone dhe rrethinave, me këtë qendër model për nga infrastruktura dhe pajisjet dhe me buxhetin e ri, nga Janari 2020 qendra shëndetësore Vau Dejës do të kthehet në qendër me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”, tha Manastirliu.

Duke theksuar vëmendjen e qeverisë në përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, Manastirliu tha se me buxhetin e ri do të finalizohet programi kombëtar i 300 qendrave shëndetësore.

“Investimi në kujdesin parësor është guri i themelit për një sistem shëndetësor ndaj duke jetësuar këtë objektiv të qeverisë, me buxhetin i vitit 2020 financojmë rikonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në kuadër të Programit Kombëtar të 300 qendrave shëndetësore”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Me një investim në vlerën 68 milion lekë, me mbështetjen e Programit Italo-Shqiptar IADSA, qendra shëndetësore Vau i Dejës, ofron me standardin më të lartë shërbimin e urgjencës dhe mikrokirigjisë, vaksinimin e fëmijëve, kontrollin mjekësor bazë, shërbimet për nënën dhe fëmijën, kujdesin për të moshuarit dhe ndjekjen periodike të komunitetit nga mjekët e familjes. Kjo qendër është pajisur dhe me pajisje të reja mjekësore diagnostikuese si: Echo abdominale, Elektrokardiogramë, pajisje për mikrokirurgji, etj. Në kuadër të Programit të 300 qendrave shëndetësore janë investuar 115 milionë lekë në 24 muaj në qarkun e Shkodrës. 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca i janë nënshtruar rehabilitimit të plotë në këtë qark.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJOHEM NË MËNGJES MENDOJ VETËM PËR TË VJEDHUR"/ Zbardhet përgjimet e grabitësve të vilave në Romë, milionat që bënë gjatë gjithë dimrit (EMRI)
Previous article SKENAR FILMI/ Makina e gjyqtarit u përdor në një ngjarje kriminale, ia kthyen brenda natës

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT