• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËNDËR E RE PËR MOSHËN E TRETË NË PALASË/ Manastirliu: Do shërbejë edhe si shtëpi pushimi për të moshuarit
Home
Sociale

QËNDËR E RE PËR MOSHËN E TRETË NË PALASË/ Manastirliu: Do shërbejë edhe si shtëpi pushimi për të moshuarit

15 August, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Hapet për herë të parë një institucion i ri i përkujdesit social për të moshuarit, qendra komunitare për moshën e tretë në Palasë të Himarës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro vizituan qendrën e re, e cila do të shërbejë si qendër ditore komunitare por edhe si shtëpi pushimi për të moshuarit e vetmuar që janë në institucionet e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin.

“Një godinë e rrënuar në Palasë, me investimin e Qeverisë është transformuar në një qendër komunitare model për moshën e tretë. Sot jemi këtu për ta hapur këtë qendër, që do t’ju shërbejë të moshuarve të vetmuar dhe të braktisur që jetojnë në institucionet tona të kujdesit social, të cilët do të mund të kalojnë pushimet e verës, por do të shërbejë edhe për komunitetin dhe grupet në nevojë, si qendër komunitare ditore”, tha ministrja Manastirliu gjatë hapjes së qendrës së re komunitare për moshën e tretë në Palasë. Të moshuarit nga Shtëpia e Moshuarve Tiranë, janë të parët që po frekuentojnë qendrën e re të Palasës.

“Ky investim i qeverisë na shërben edhe si qendër komunitare për ata që kanë nevojë për shërbime, siç janë të moshuarit apo kategori të tjera sociale”, tha kryetar i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Qendra e re komunitare për moshën e tretë në Palasë është një investim i qeverisë shqiptare prej 82 milion lekë, që ka shndërruar një ambient të braktisur dhe të rrënuar prej vitesh, në një qendër komunitare moderne, me standarde bashkëkohore, që do t’i shërbeje të moshuarve të qendrave të kujdesit social në të gjithë vendin, por edhe grupeve të tjera sociale, si fëmijëve pa përkrahje, grave në nevojë etj.

Qendra e re ka kapacitet 37 shtretër, me 13 dhoma, me pajisje moderne, e ndërtuar me infrastrukturë bashkëkohore, bazuar në standardet e përkujdesit shoqëror për të moshuarit në institucionet publike dhe jopublike, ku i është dhënë rëndësi jo vetem ofrimit të shërbimeve bazë por edhe krijimit të mundësive për aktivitete rekreative.

Qendra ka bibliotekën, sallën e kinemasë, sallën e aktiviteteve, dhe disa ambinte të tjera të përbashkëta për të kaluar kohën e lirë të moshuarit që janë në qendrat rezidenciale publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS RËNIES SË PERANDORISË OSMANE/ Ja si jetonin shqiptarët. Fotot nga koleksioni i bankierit milioner francez
Previous article GJEN DESTINACIONIN PËR 25-VJEÇARIN/ Igli Tare dërgon shqiptarin e Lazios në Turqi tek...

k.autor

Postime të ngjashme

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT