• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLUAN ME ARMË DREJT LOKALIT PAS KONFLIKTIT ME PRONARIN/ Arrestohen dy korçarët (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLUAN ME ARMË DREJT LOKALIT PAS KONFLIKTIT ME PRONARIN/ Arrestohen dy korçarët (EMRAT)

24 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pas konfliktit me armë zjarri në një lokal të qytetit.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Luçiano Xhialli dhe Klajdi Latka, të cilët janë konfliktuar me pronarin e një lokali dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

U konfliktuan me pronarin e një lokali, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, njëri prej të cilëve qëlloi në drejtim të lokalit me armë zjarri.

Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak.

Pas marrjes së njoftimit së në fshatin Moravë, Korçë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve L. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe K. L., 16 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. F. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. L. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit M. F., pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, forcat e Policisë, pasi ndaluan dy të rinjtë e lartpërmendur, kanë ushtruar kontroll në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti dhe si rezultat gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit K. L.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ BYLIS/ Hakaj në dyshim, 2 titullarët e Partizanit mbyllin sezonin. Ja emrat...
Previous article MUND TË JENI JU! Ditët e ardhshme për këto 2 shenja të Horoskopit do të jenë të pabesueshme

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT