Nje krim pasioni tronditi kryeqytetin kete te diele, ku nje 23 vjeçar qelloi me arme zjarri dhe e la te vdekur vajzen qe dashuronte, 21 vjece. Ngjarja ndodhi pak para ores 15:00 prane Fakultetit te Mjekesise. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Sipas policise, paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.
Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Patosit, dhe te dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’, ne Zharrez.
Mesohet se qe prej kohes se gjimnazit, djali kishte ndjere per vajzen te cilen e kishte ndjekur edhe ne Tirane. Ne historine e tyre kishin nderhyre edhe familjarët e vajzës te cilet i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ishte kthyer i bezdisshëm.
Djali madje i kishte vajtur edhe ne shtepi vajzes por familja e saj nuk ka qene dakord dhe i kane kerkuar te heqe dore nga kjo kerkese. Edhe vajza e ka refuzuar ne vijimesi, por i riu nuk ishte bindur per kete gje, raporton korrespondentja e Panorama, Majlinda Rama.
Belulaj njihej si djale i urte dhe jo problematik, e se fundmi kishte nisur edhe pune si infermier, ndersa vajza ishte studente ekselente ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe jetonte ne shtepi me qera.
Te dy te rinjte kane qene nxenes shume te mire ne shkolle.