Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj.
Gjatë seancës ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka pranuar që ka kryer krimin.
Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.