Një 21 vjeçar, i cili qarkullonte me armë në brez është arrestuar gjatë natës në Dhërmi, por ky rast nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur tek Havana.
Zyrtarisht mësohet se shërbimet e Policisë në Dhërmi, kanë marrë informacion se një i ri po lëvizte me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.
Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëvizte personi që kishte armë me vete.
Pamjet e arrestimit të 22-vjeçarit, Rei Vrapi
Pistoleta e sekuestruar nga Policia




