• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI ME PISTOLETË DREJT POLICISË/ Vjehrri i 38-vjeçarit: Gaqo nuk ka bukë të hajë e jo më të grabisë një…
Home
Breaking News

QËLLOI ME PISTOLETË DREJT POLICISË/ Vjehrri i 38-vjeçarit: Gaqo nuk ka bukë të hajë e jo më të grabisë një…

19 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Radhimë, ku një 38-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe më pas është plagosur e arrestuar.

Në një prononcim vjehrri i Gaqo Gjini, baba i dy fëmijëve, hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të tij.

Vjehrri i të arrestuarit, (person me precedent penal per një grabitje të një banke në 2016-ën, për plagosje të një personi në Vlorë, si dhe për armëmbajtje pa leje) tha se 38-vjeçari nuk kishte lidhje me krimin.

Ai pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët.

Po ashtu vjehrri i Gjinit nuk i kurseu akuzat për ish-drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela, (i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve), ndërsa shtoi se gjatë kohës së tij, dhëndri u shpall në kërkim.

“Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policia në shtëpi. E shpallën në kërkim kur ishte ai shefi i degës, i pari, ai i degjeneruari që është shpallur në kërkim. Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar, ku të gjente punonte”, -tha vjehrri.

AKSIONI

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqi Gjini, 38 vjeç. I kërkuari ka rezistuar, duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë. 38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE HISTORIKE/ Flet heroi i Laçit, Uzuni: Ja çfarë na tha trajneri…
Previous article Manchester City nis punën për blindimin e tre “yjeve” të sulmit…

g.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT