Vjehrri i Gaqo Gjinit, 38-vjeçarit i cili pas përplasjes me policinë mbeti edhe i plagosur në këmbë ka akuzuar policinë se ka hyrë me dhunë në shtëpi.
Sipas tij, 38 vjecari Gjini ndodhej në shtëpi me bashkëshorten dhe dy fëmijët kur policia hyri me dhunë.
Vjehrri i Gaqo Gjinit: Forcat policore kanë hyrë me dhunë dhe i kanë terrorizuar duke qëlluar në sy të fëmijëve. Nuk ka qenë asnjëherë i fshehur. Por i vetmi incident ka qenë një konflik me policinë pasi i kishin grabitur më parë makinën.
Ai deklaron se Gaqo Gjini nuk ka të bëjë me asnjë akuzë për grabitje bankash.


